Grupi i quajtur “Palestine Action” në deklaratën e tij në X njoftoi se aksionin e ka kryer me rastin e 106-vjetorit të Deklaratës së Balfourit

Një grup mbështetësish të Palestinës në Britani të Madhe organizuan protestë duke hedhur bojë të kuqe në hyrje të kompanisë italiane të hapësirës ajrore dhe mbrojtjes “Leonardo” në Londër, me arsyetimin se ajo mbështet ushtrinë izraelite, transmeton Anadolu.

Grupi i quajtur “Palestine Action” në deklaratën e tij në X njoftoi se aksionin e ka kryer me rastin e 106-vjetorit të Deklaratës së Balfourit. Në postim thuhet: “Qeveria jonë është bashkëpunëtore në gjenocid” dhe se “kompania Leonardo pajisi ushtrinë izraelite që kryen sulme ndaj palestinezëve”.

Protestuesit lyen me ngjyrë të kuqe hyrjen e ndërtesës “One Eagle Place”, ku ndodhet selia e kompanisë “Leonardo” në Londër dhe shkruanin slogane në mbështetje të Palestinës në mure.

“Leonardo po shet pjesë të helikopterëve Apache dhe F-35 për Izraelin që bombardon Gazën”, tha grupi “Palestine Action”.

Gjithashtu thuhet se njëri nga protestuesit është ndaluar dhe një protestues tjetër i cili është ngjitur në strehën mbi derën e hyrjes së pallatit, ka vazhduar protestën e tij.

Aktivistët e “Palestine Action” protestuan kundër deklaratës që mban emrin e ish-sekretarit të Jashtëm britanik, Arthur James Balfour, duke hedhur bojë të kuqe në ndërtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme në mëngjes.

Policia Metropolitane e Londrës në deklaratën e saj në lidhje me protestën e vazhdueshme para kompanisë “Leonardo” tha se një person është ndaluar për dëmtim të pronës dhe se protestuesi i dytë që është ngjitur në strehë do të ndalohet pasi të zbret poshtë.

Letra që Balfour i shkroi baronit Walter Rothschild, mbrojtësit të sionizmit në atë kohë, më 2 nëntor 1917, hyri në histori si Deklarata e Balfourit. Letra që shpreh mbështetjen e qeverisë britanike për krijimin e një “atdheu” për hebrenjtë në tokat palestineze konsiderohet si momenti më i rëndësishëm në procesin që çoi në krijimin e shtetit të Izraelit./AA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Rusia do ta hapë korridorin e evakuimit në Mariupol

Rusia do ta hapë një korridor humanitar për civilët, që të largohen…

Sveçla: Veriu i Kosovës do të çlirohet nga tutela e kriminelëve |Video

Në një intervistë për edicionin qendror të lajmeve në RTK, ministri i…

Mbi 100 mijë rusë vendosen në Beograd

Në çdo vend të Beogradit flitet gjuha ruse. Kudo në dyqane, tregje,…

Idrizi: Absurde për drejtësinë ndërkombëtare të dënohet vetëm një kriminel për gjenocidin në Vushtrri

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, po e vlerëson absurde dhe…

Zelensky ‘nuk është i interesuar’ të takojë Putinin për bisedimet e paqes, thotë se ai është një ‘askush’

Presidenti ukrainas ka thënë se ai “nuk është i interesuar” të takohet…