1
1
Botërori 2026 vazhdon sonte me dy superpërballje në fazën e 1/8 së finales
Në orën 22:00, pesë herë kampionia e botës, Brazili, do të përballet me Norvegjinë në një duel të vlefshëm për 1/8 e finales. Brazili synon të vazhdojë rrugëtimin drejt trofeut, ndërsa norvegjezët, të udhëhequr nga sulmuesi i tyre kryesor, kërkojnë një tjetër surprizë në këtë Botëror.
Më pas, në orën 02:00, do të zhvillohet një nga ndeshjet më të shumëpritura të kësaj faze, ku Meksika do të përballet me Anglinë.
Përballja mes këtyre dy kombëtareve pritet të jetë spektakolare, me vendasit që synojnë të shfrytëzojnë mbështetjen e tifozëve, ndërsa anglezët kërkojnë një vend në çerekfinale.