Shefi i Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, duke folur për luftën në Ukrainë, ka thënë se Kina e ka ndikimin më të madh në Rusi.

Kështu ka thënë ai në Firence gjatë konferencës vjetore mbi gjendjen e Bashkimit Evropian, shkruan Euronews.

“Që në fillim thashë se Kina ka një rol për të luajtur. Dhe pastaj u kritikova fort sepse sigurisht Kina është në anën e Rusisë. Por edhe nëse është në anën e Rusisë, mendoj se Kina ka një rol për të luajtur”.

Borrell ka theksuar se Kina është një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

“Kina është ajo që ka ndikimin më të madh në Rusi. Kina nuk i ka ofruar armë Rusisë deri më tani. Shtetet e Bashkuara po e shqyrtonin këtë mundësi, kjo nuk ka ndodhur deri më tani, dhe fakti që presidenti Xi ka biseduar mirë me Presidentin Zelensky, edhe nëse ai nuk e ka përmendur luftën, por ata flasin, është një gjë e mirë”.

“Dhe sigurisht ne kemi një…ne jemi shumë të interesuar që të mos e shtyjmë shumë Rusinë në anën e Kinës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Si e shkaktoi pandemia një valë të madhe të urisë në Evropë?

Jeta nuk ishte e lehtë për Patrician, madje edhe para periudhës së…

Zelensky thotë se 100 ukrainas vdesin në çdo ditë lufte

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se gjatë ditës vdesin nga 100…

Japonia i jep fund gjendjes së jashtëzakonshme

Qeveria japoneze ka njoftuar të martën se këtë javë do t’i japë…

G7 paralajmërim të fortë për Rusinë dhe Iranin

Rritja e pranisë së forcave ushtarake ruse pranë kufirit me Ukrainën ka…

Asociacioni mund të adresohet te plani franko-gjerman, por në frymën e kushtetutës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës zyrtare në Austri ka thënë…