Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, ka thënë se Emisari i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, është duke punuar “ditë e natë” për të avancuar takimet mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Stano, në një konferencë për media, tha se Kurti dhe Vuçiqi janë ftuar në Bruksel për të diskutuar edhe për propozimin e BE-së të mbështetur nga Franca dhe Gjermania, apo atë që deri më tani është njohur si propozimi franko-gjerman.

“Puna vazhdon në disa nivele. Përfaqësuesi i BE-së, Miroslav Lajçak, po punon shumë, ditë e natë, për t’i avancuar këto (diskutime). Përfaqësuesi i Lartë i fton dy liderët, kryeministrin e Kosovës, presidentin e Serbisë, të vijnë në Bruksel shpejt për të vazhduar punën pas marrëveshjes që u arrit dhe të nisin diskutimet mbi çështjen kryesore, dhe çështja kryesore është normalizimi i raporteve bazuar në propozimin e lehtësuesve të BE-së”, theksoi Stano.

Në fund, ai tha se kurdo që të ketë zhvillime tjera, do ta njoftojnë opinionin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Anulohet seanca për rastin “Monstra”

Është anuluar seanca për rastin “Monstra”, shkruan Alsat. Sipas informacioneve, seanca e…

Bilbao befasoi Barcelonën (VIDEO)

Bilbao ka arritur të mposhtë në rezultatin minimal 1-0 Barcelonën. Një ndeshje…

Drejtori i FBI-së jep alarmin: TikTok kërcënon sigurinë kombëtare

Drejtori i FBI-së, Chris Wray ka shprehur shqetësimin për sigurinë kombëtare në…

Ngjarja në Elbasan, ambasadorja Kim: Grupet e mbrojtjes së votës, të papranueshme

Krerët e Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit amerikan u bënë…

Shtetasit e Maqedonisë ja në cilët shtete mund të udhëtojnë pa test dhe karantinë

Shtetasit e Maqedonisë së Veriut momentalisht pa test PSR për coronavirus dhe…