Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell, deklaroi të enjten se dështuan në ndërtimin e kombit dhe shtetit në Afganistan.
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell, deklaroi të enjten se dështuan në ndërtimin e kombit dhe shtetit në Afganistan.
Borrell, në fjalimin e mbajtur në sesionin e jashtëzakonshëm të Komiteteve për Marrëdhënie me Jashtë dhe Parlamentit Evropian (PE) mbi Afganistanin, e përshkroi situatën në vend si “katastrofike dhe makth”.
Duke vënë në dukje se megjithëse objektivi parësor në Afganistan ishte lufta kundër Al-Kaedës, fokusi më vonë u kthye në ndërtimin e një shteti modern, Borrell duke iu referua fjalimit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara (SHBA) Joe Biden se shtetndërtimi nuk ishte kurrë qëllimi kryesor, ai tha: “Kjo është e diskutueshme.”
“Ne kemi bërë shumë për të ndërtuar një shtet në Afganistan”, u shpreh Borrell, duke theksuar se në pikën e arritur sot, “ne jemi përballur me një dështim dhe madje është thënë se ky nuk ishte objektivi”.
“Ka shumë mësime për të nxjerrë nga ky operacion i ndërtimit të kombit,” tha Borrell duke nënvizuar se vetëm SHBA -ja ka shpenzuar 300 milionë dollarë në ditë në Afganistan në 20 vitet e fundit.
Duke deklaruar se kishte një dështim të shërbimit informativ në lidhje me kontrollit të pushtetit nga talibanët, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell, duke deklaruar se Kina tashmë i njohu talibanët, Rusia gjithashtu, dhe se të dyja vendet do të rrisin praninë e tyre në Afganistan, ai nënvizoi se kjo do të ndryshojë ekuilibrin gjeopolitik të fuqisë.
Talibanët, të cilët rrethuan të dielën kryeqytetin Kabul, pasi Presidenti Ashraf Ghani u largua nga vendi dhe forcat qeveritare u larguan nga kryeqyteti, kishin marrë kontrollin e kryeqytetit.