As satelit i Rusisë, sic dëshiron Putin, por as e lënë vetëm pas paralajmërimeve të Emmanuel Macron se do të duhet një kohë e gjatë për ta pranuar në BE:  Boris Johnson ka një plan për Ukrainën, e ai është që vendi të lidhet me Londrën dhe Shtetet e Bashkuara e në përgjithësi, vendet e Europës Lindore të jenë më pranë bllokut të Atlantikut.

Atlantizëm i hekurt, mbështetje për liberalizmin ekonomik dhe një shtytje vendimtare drejt disfatës ruse dhe frenimit të Moskës: ky është identikiteti i vendeve që Johnson do të dëshironte të tërhiqte në një organizëm të ri ekonomik, politik dhe diplomatik në Europën Lindore. Një lloj boshti në lindje të Bashkimit Evropian, i aftë për të përfaqësuar një armë të drejtuar nga Moska, duke vërtetuar frenimin e saj.

Federio Fubini i Corriere della Sera theksoi se në Forumin e Davosit pati shumë diskutime, për këtë plan mbi të cilin dyshohet se po punon Jonhson për të ndërtuar “një sistem të ri aleancash politike, ekonomike dhe ushtarake – alternativë ndaj Bashkimit Europian –vende të cilat i bashkon mosbesimi ndaj Brukselit dhe gjithashtu ndaj përgjigjes së Gjermanisë ndaj agresionit ushtarak rus”.

Sipas mediave italiane, kryeministri britanik  “ia prezantoi idenë e tij për herë të parë Volodymyr Zelenskit kur presidenti ukrainas e priti atë në Kiev më 9 prill”. Oferta vlen për Ukrainën, por edhe Estoninë, Letoninë e Lituaninë, bastionet baltike të NATO-s. Dhe, pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme në politikën ekonomike të qeverisë së tij, mund të afrohet edhe Polonia që e sheh Rusinë si armikun numër një.

Një Komonuelth i vërtetë europian i krijuar për të vrarë me një gur disa zogj, vazhdon shtypi Italian, duke nisur në radhë që nga projektimi në Europën Lindore i influencës së Mbretërisë së Bashkuar të shkëputur nga BE-ja.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Osmani: Negociatat janë interes i përbashkët i Maqedonisë së Veriut dhe vendeve anëtare të BE-së

Brifing i hapur i Osmanit me mediat OSMANI:  NEGOCIATAT JANË INTERES I…

Çfarë po ndodh me Angela Merkel? Dridhjet ia kaplojnë trupin për të dytën herë brenda muajit

Angela Merkel është dridhur për herë të dytë këtë muaj, duke shtuar…

Institucioni në Maqedoni pa asnjë shqiptarë udhëheqës, 100% maqedonas

Aleanca për Shqiptarët në kuadër të një fushate të saj për të…

NATO refuzon propozimin e Rusisë

NATO nuk dëshiron të nisë garën e re në armatim pas skadimit…

Me skafanderë dhe të izoluar, deputetët me Covid-19 votojnë në Kuvend

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut po vijon seanca e…