Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhosep Borell, sot e dënoi incidentin me sulmin në Ohër, duke theksuar se të papranueshme janë deklaratat që i japin disa politikanë nacionalistë.

Ai gjatë takimit të sotëm me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, shprehu besimin se përgjegjësit e incidentit do të dalin para drejtësisë.

“Unë kam besim nga paralajmërimi i qeverisë suaj se përgjegjësit do të dalin para drejtësisë. Por në të njëjtën kohë dëgjojmë edhe deklarata të papranueshme nga disa politikanë nacionalistë, të cilat nxisin urrejtje dhe nënkuptojnë dhunë. Ajo vetëm mund të rrisë më tej tensionet dhe nuk kontribuon në një atmosferë të favorshme për marrëdhënie të mira fqinjësore. Unë dënoj fuqishëm çdo thirrje për dhunë, tha Borell.

Sipas Borell, është thelbësore të punohet së bashku dhe të krijohet një atmosferë dialogu dhe respekti reciprok.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Derivatet e naftës me çmime të reja

Komisioni Rregullator për Energjetik në mbledhjen e sotme ka vendosur që lirohen…

Nënpresidentja amerikane Harris kritikon ashpër metodat frikësuese të Kinës në Azi 

Nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara Kamala Harris kritikoi ashpër politikën e jashtme…

Ruskovska: Prona e konfiskuar në rastin “Perandoria” kushton 32 milionë euro

Prokurorja Vilma Ruskovska theksoi se prona që u konfiskua në hetimin për…

Osmani, Lajçakut: Epilogu i dialogut duhet të jetë njohja e ndërsjellë

Presidentja Vjosa Osmani dhe i Dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Miroslav…