Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka thënë se një anëtare e misionit të saj të posaçëm monitorues është vrarë gjatë bombardimeve në qytetin verilindor të Ukrainës, Kharkiv.

Në një deklaratë, OSBE-ja e quajti viktimën Maryna Fenina dhe tha se ajo kishte vdekur “ndërsa po merrte furnizime për familjen e saj në qytetin që është bërë zonë lufte”.

OSBE-ja është organizata më e madhe rajonale e sigurisë në botë, me 57 vende në mbarë botën, duke përfshirë Ukrainën dhe Rusinë, që janë pjesë e saj, raporton skynews.

Theksojmë se Kombet e Bashkuara kanë bërë të ditur se mbi 220 civilë janë vrarë deri më tani si pasojë e bombardimeve ruse në Ukrainë.

Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe sot me bombardime duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale në qytete të ndryshme ukrainase.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Fillon seanca ku do të raportojë Kurti për dialogun

Deputetët e Kuvendit kanë filluar të mbajnë seancën e radhës. Në këtë…

Mblidhen ministrat e jashtëm të KiE, aplikimi i Kosovës jashtë agjendës

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës, Marija Pejçinoviq-Buriq, ka mbajtur fjalim…

Migrantët, Spasovski: Për momentin gjendja është stabile

Kryeministrit Oliver Spasovski u shpreh i prerë se vendi nuk do të…

Vitia: Nga nesër gastronomisë i lejohet të punojë duke respektuar masat anti COVID-19

Nga sot (e hënë) nisin shërbimet e gastronomisë dhe hapen qendrat tregtare…

Koalicion i gjerë qeveritar në Izrael, Netanjahu mund të dal në opozitë pas 12 vjetësh në pushtet

Pas luftës disaditore mes Izraelit dhe Hamasit, në Izrael janë kthyer debatet…