Shaqir Fetai paska shkuar në Sisak për të marrur pjesë në përurimin e Xhamisë dh të qendrës islame që do të mbajë emrin e presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan!
Ç’është e vërteta, Shaqir Fetait nuk i ha fort b… për qendra islamike! Ai ka shkuar në këtë event (duke marrur me vete një aradhë “bashkëpunëtorësh”) mundësisht për të kaluar përskaj Presidentit Erdogan që një ditë të lavdërohet si idiot: “e kam njohur, kam ndejtur bashkë me Presidentit Erdogan”! Natyrisht, presidenti turk as që e ka llogaritë për insan, sepse ai tashmë e di se si, katër vite më parë, në prezencë të H. Suejman ef. Rexhepit dhe të dy “hanëm ingjeve”, Shaqir Fetait i ka shkuar buza në gaz kur njëri prej të pranishmëve ia ka sharë nënën kollanumkollan Rexhep Taip Erdoganit!
Shaqir Fetai as që do t’ia dijë për qendrat apo për organet islame! I ka edhe në Maqedoninë e Veriut, të cilat mendon se “i drejton”! E di veten Shaqir Fetai që nuk është për institucione e organe të mirëfillta, nuk mundet t’ia dalë në krye me aktivitete të mirëfillta, nuk di dhe nuk i njeh! Edhe sikur t’i dinte nuk e lë ajo pikë ndërgjegje që i ka ngelur, sepse, nuk mund të jetë drejtues i organeve fetare ndërsa ka ardhur në krye të tyre fare në mënyrë joislame. Prandaj i lë të katandisen, të bëhen për ibret!
Vetëm në kohën e një fuksi, të një komplotisti e të një tradhëtari organet dhe sektoret e BFI-së ia kanë arritur që të shndërrohen në bolero! Dhe të gjitha të mbahen me paratë e fitrit dhe të zeqatit. Nuk ka gjë më të trishtë se tradhëtia ndaj dhe, kur ka duruar Shaqir Fetai që ta gëlltisë tradhëtinë, duron edhe amoralitet, hajni e tradhëti nëpër këto organe!
Shaqir Fetai e di fare mirë se kush vjedh fitrin dhe zeqatin, kush e vjedh haxhin dhe kush vjedh kurbanë; Shaqir Fetai fare mirë e di se kush huazon fitër e zeqat për të blerë hashash e narkoza të ndryshëm, Shaqir Fetai e di fare mirë kush ka vjedhur nga vakëfi, kush nga vakëfi ka bërë “vakëf” për vete; Shaqir Fetai e di fare mirë se si institucionet e tij po shndërrohen në “shtëpi publike”, e di fare mirë se si po zhvillohet amoralieti nëpër organet e BFI-së; Shaqir Fetai e di fare mirë se cilët bashkëpunëtorë të vet i ka të shërbimeve intelegjente!
Këtij njeriu pastaj t’i interesojë qendra islamike në Sisak?! Nuk është e vërtetë! Ai ka nevojë që sado pak të largohet nga këto skandale që shumë shpejt do t’i shpërthejnë, ose, nëse i shpërthejnë të paktën ai të mos jetë në vendin e vet dhe, pasi të shpërthejnë, prej “gurbetit” të kyçet drejt e në katundin e vet, si i mjerë, si i pistë!
Kësaj radhe, vetëm do të sinjalizohet për dukuritë e turpshme dhe, shumë shpejt do të publikohen emrat e atyreve që keqpërdorin, mbi të gjitha, detyrat islame si dhe paranë e myslimanëve të ngratë të vendit për punë joislame (për të mos thënë për zina)!
Shaqir Fetai do të mbahet në mend edhe për suksesin e tij që ia doli që, institucionet e BFI-së t’i shndërrojë në filiale të shërbimeve sekrete dhe, për më keq e më turp, në shtëpi publike. Medet!/LMR në BFI

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Kriza e energjisë, Rama shpall emergjencën: Planin do ta bëjmë publik nesër

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se plani për përballimin e krizës…

VIDEO/ Kërcënim kundër njerzimit, rusët shpërthejnë raketa pranë uzinës më të madhe atomike të Ukrainës

toritetet ukrainase të energjisë atomike kanë postuar video në internet që tregon…

Letër publike: Qenan Ismaili dhe Shaqir Fetai na e dëbuan xhematin nga xhamitë

Edhe sivjet gati i kalova të gjitha xhamitë më të mëdha të…

Osmani takohet me Erdogan dhe Stoltenberg në Forumin Diplomatik në Turqi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke marrë pjesë në Forumin Diplomatik…

“O ZOT! TI JE FALËS, E DO FALJEN, MË FAL MUA”

Allahu xh.sh në Kur’an, në suren “El-Kadr” thotë: “Ne e zbritëm Kur’anin…