Boksieri nga Kosova, Bernardin Jakaj, e ka mposhtur boksierin serb Marko Nikolic në meçin e vlefshëm për kategorinë gjysmë të rëndë.

Nikolic pati provokuar para meçit në baza nacionaliste, por Jakaj e tregoi veten në ring.

Meçi i zhvilluar në Austri u dominua nga Jakaj ku boksieri me prejardhje nga Gjakova e rrëzoi një herë Nikolicin në rundin e tretë.

Por serbi rezistoi deri në rundin e dhjetë që ishte i fundit, e më pas fitorja u vendos nga gjyqtarët. Jakaj ishte fitues i padiskutueshëm, pasi dominoi thuajse secilin rund.

Për Jakajn ishte meç mjaft me peshë. 25-vjeçari nga Gjakova vazhdoi bilancin e 100 për qind , me 14 fitore në po aq meçe.

Serbi para përballjes pati postuar hartën e Kosovës me flamurin serb dhe me shkrimin “S’ka dorëzim”. U fut në ring me sirenat e bombardimit të NATO-s.

Jakaj pas meçit ka thënë se nuk ka pritur që do të shkohet deri në dhjetë runde, ndërsa synimet i ka të arrijë te titulli i botës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Mediat italiane: Zidane jep dorëheqjen dhe i bashkohet Juventusit

Zinedine Zidane pritet t’i japë lamtmirën Realit në fund të sezonit nëse…

Prishtina mëson kundërshtarët në playoff-in e Ligës së Konferencës, nëse arrin ta kalojë raundin e tretë

Është hedhur shorti gjithashtu edhe për raundin e playoff-it në Ligën e…

Shqipëri-Angli do të luhet në Tiranë

Anglezët përmendin një leje speciale për skuadrën Shqipëria do të presë Anglinë…

Distria Krasniqi xhudistja më e mirë në botë

Distria Krasniqi është tashmë xhudistja më e mirë në botë për kategorinë…

Kombëtarja shpreson kreun e grupit në Ligën e Kombeve

Shqipëria fitoi 3-1 takimin me Kazakistanin në Tiranë. Një rikthim te triumfi…