Se ekziston lënda “Perandoria” morra vesh ditën kur në televizionin tim jehoi si lajm se PSP ka hapur hetim kundër Orce Kamçevit, deklaroi sot në gjykatë Bojan Jovanovski – Boki 13, ku dëshmoi për lëndën “Reket”, në të cilën është i akuzuar i parë.

“Në mënyrë kategorike pohoj se nuk e kam ditur se do të hapet lënda ‘Perandoria’. Tani e di se qëllimi ishte të keqpërdoret njohuria ime në mënyrë që të ndalohet ndjekja penale dhe nga kjo distancë e di se ky ishte qëllimi i Zoran Milevskit dhe njohja me Orce Kamçevin”, tha Jovanovski.

Theksoi se për “Perandorinë” as që ka ditur se do të ndodhë, as kur do të ndodhë.

Paraprakisht Jovanovski tha se me Katica Janevën është njohur në shtator të vitit 2018 kur e ka kërkuar të jetë mysafire në emision në televizionin e tij.

Konkretisht për lëndën “Perandoria” tha se është njoftuar gjatë këtij procesi gjyqësor kur ishin prezantuar në sallë të gjykatës.

Për dallim nga ajo se nga Katica Janeva nuk ka marrë kurfarë informata, tha se Vilma Ruskovska shpesh, drejtpërdrejtë e ka brifuar për veprimet e saja dhe për atë se kur dhe cilën ditë do të thërrasë.

Ai tha se ka pasur takime me Ruskoskën në zyren e tij, të cilat kanë qenë mjaft të hapura në biseda dhe në të cilat është pirë kafe de alkool. Pohimet e tij shkuan deri aty që e akuzoi edhe për korrupsion dhe lidhje të drejtpërdrejtë me rastin “Diamed” për të cilin tha është dëshmitar i drejtpërdrejtë.

Prokurorja Vilma Ruskovska, ndërkaq, i reagoi gjykatës për ta paralajmëruar dhe porositi se nëse dikush posedon dëshmi kundër saj apo cilido që të jetë, ka institucion ku mund të paraqitet, e jo në këtë mënyrë të baltoset.

Gjykimi për lëndën “Reket”, filloi në dhjetor të vitit të kaluar. Në seancën e parë i akuzuari i dytë, Zoran Milevski – Kiçeec e pranoi fajin dhe u dënua me tre vite burg. Milevskit para disa javësh iu hoq edhe arresti shtëpiak.

Për këtë rast Prokuroria për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, të akuzuarit Boki 13 dhe Katica Janeva i ngarkon se me paramendim e kanë zhvatur biznesmenin Jordan Kamçev (i akuzuar në lëndën “Perandoria”) që t’i hiqet masa e paraburgimit në lëndën e cekur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…