Ekipi i avokatëve të Bojan Jovanovskit – Boki 13, informojnë se ai ka inicuar procedurë para prokurorit publik – Islam Abazi, shef i Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar, informon Zhurnal.

Më ditë 16 shkurt, Bojan Jovanovski, në formë të shkruar, ka kërkuar të takohet në afat sa më të shpejtë me Islam Abazin, në prezencë të mbrojtjes së tij, avokatit Vlladimir Tufegxhiq dhe Sasho Dukovski, përshkak se ka potencuar se ka besim te prokurori publik. Bojan Jovanovski në letër deri te prokurori publik ka theksuar denoncime penale në procesverbal të cilat kanë të bëjnë me persona të lidhur me korrupsion, me veprime kriminale dhe të dënueshme nga strukturat më të larta shtetërore nga sfera politike, gjyqësia, elita e biznesit dhe persona tjerë të cilët ishin bashkë në veprim.

“Njoftojmë opinionin se fillon një proces serioz dhe senzitiv, aq më tepër që Bojan Jvoanvoski gjatë dorëzimit të denoncimeve penale në procesverbal do t’i dorëzojë dëshmitë në denoncime, ndërsa dëshmitë që i posedon janë në forma të bisedave të inçizuara, transkripta, mesazhe, fotografi dhe video (bomba), siç është cekur edhe në kërkesën deri te prokurori publik nga ana e Bojan Jovanovskit”, thuhet në njoftim.

Avokatët e Boki 13 informojnë se od të shpërndahen informata për procesin e filluar dhe thërrasin opinionin me vëmendje të ndjekin procesin, përshkak statusit dhe gjendjes së dorëzuesit Bojan Jovanovski.

Apelojnë se pas fillimit të këtij procesi, ai do të jetë i ekspozuar ndaj torturave intenzive, presioneve dhe kërcënimeve, e prej këtu thërrasin në mirëkuptim dhe mbështetje nga opinioni i gjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

VMRO-ja kërkon dorëheqjen e ministrit Filipçe

VMRO-DPMNE-ja opozitare mëngjesin e sotëm ka protestuar para Ministrisë së Shëndetësisë për…

Reka: Gjashtë tetori do i prish edhe aleancat rajonale të krimit

Sipas njohësit të çështjeve diplomatike dhe politike nga Maqedonia e Veriut, Blerim…

Garland: Rritja e terrorizmit të brendshëm, një shqetësim i madh

Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Merrick Garland i kërkoi Kongresit…

Drafti anti-koronavirus/ Italia pritet të miratojë dekretin për ndihma sociale për familjet, bizneset e punonjësit. Ndihmë speciale edhe për turizmin

Italia pritet të miratojë dekretin lidhur me ndihmat sociale për familjet, bizneset…

Pse Amerika është kundër pasaportës së vaksinimit?

Tifozët janë të kënaqur që më në fund po kthehen në stadiumin…