Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se vizita e presidentit kinez Xi Jinping në Moskë dhe takimi me presidentin Vladimir Putin, tregoi synimin e Kinës për të siguruar “mbulim diplomatik” për “mizoritë e Rusisë të kryera në Ukrainë” në vend që t’i dënojë ato.

“Që Presidenti Xi po udhëton për në Rusi disa ditë pasi Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi ​urdhër-arrest për presidentin Putin, sugjeron që Kina nuk ndjen asnjë përgjegjësi për të mbajtur përgjegjës Kremlinin për krimet e kryera në Ukrainë dhe në vend që t’i dënojë ato, ofron mbulim diplomatik që Rusia të vazhdojë të kryejë të njëjtat krime”, tha Blinken, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, Blinken tha se “elementet” e propozimit të paqes të Kinës, janë në përputhje me përpjekjet që SHBA dhe do të mbështetet.

“Propozimi i Kinës përfshin elementë që ne i kemi mbështetur prej kohësh, duke përfshirë sigurimin e sigurisë bërthamore, trajtimin e krizës humanitare, mbrojtjen e civilëve dhe, në të vërtetë, elementi i parë kërkon ruajtjen e sovranitetit, pavarësisë dhe integritetit territorial të të gjitha vendeve”, shtoi ai Blinken.

Kujtojmë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, Kina është paralajmëruar nga vendet perëndimore që të mos e ndihmojë Rusinë qoftë me armë apo me mallra tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Erërat që frynin me shpejtësi 185 km/h lëkundën anijen gjigante, pasagjerët kaplohen nga paniku

Të paktën tetë pasagjerë kanë përfunduar në spitalin e Floridës, pasi anija…

Zjarri kaplon shtëpinë në Tetovë, humb jetën një e moshuar

Në orët e hershme të mëngjesit një shtëpi në fshatin Zhillcë të…

Shembet ura e drurit në Norvegji, shpëtohen shoferët e kamionit – publikohen pamjet e këtij momenti

Shoferët e kamionëve dhe veturave janë shpëtuar me ndihmën e helikopterit, pasi…

Strehimi i afganëve, Rama për CNN: Do të presim rreth 4,000 persona

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për CNN, bëri me dije se…

Regjistrohen 633 shkelje të masave mbrojtëse, izolohen 336 persona

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit…