Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha të enjten se Shtetet e Bashkuara “po ndajnë informacionin që kemi” me Ukrainën, duke shtuar se të gjithë partnerët – SHBA, NATO, Polonia dhe Ukraina – kanë “një angazhim për të ndjekur faktet” në lidhje me Incident vdekjeprurës në Poloninë lindore.

“Ne kemi qenë në kontakt të rregullt me partnerët tanë ukrainas”, tha Blinken në një konferencë shtypi në Bangkok duke shtuar se “Ne po ndajmë informacionin që kemi”.

Blinken përsëriti se hetimi është në vazhdim, por SHBA-ja “nuk ka parë asgjë deri më tani që të kundërshtojë vlerësimin paraprak të presidentit polak, Duda se kjo ka të ngjarë të ishte rezultat i raketës ukrainase të mbrojtjes ajrore që për fat të keq u ul në Poloni”.

Megjithatë, Blinken tha përsëri se “pa marrë parasysh detajet e sakta të këtij incidenti, Rusia është përgjegjëse për atë që ndodhi”, për shkak të breshërisë agresive të sulmeve raketore të Moskës dhe vazhdimit të luftës, raporton cnn.

Pavarësisht vlerësimeve fillestare polake dhe të NATO-s, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky kishte argumentuar publikisht të martën dhe herët të mërkurën se raketa nuk ishte ukrainase.

Blinken tha të enjten se Zelensky “ka qenë në kontakt me vetë presidentin polak për të sqaruar faktet”.

Ndryshe, Ukraina po këmbëngul se raketa që ra në territorin polak nuk ishte lansuar prej tyre. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ukraina pretendon se Rusia ka humbur 169 mijë e 170 trupa në luftë

Ukraina ka dhënë përditësimin e saj të fundit mbi numrin e humbjeve…

Fitorja e Biden, Gjykata e Lartë hedh poshtë padinë e Trump

Gjykata e Lartë hodhi poshtë të premten një padi gjyqësore të mbështetur…

Putin, drejt ripërqendrimit për luftë në rajonin e Donbasit

Sulmet ruse në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, duket se janë më të…

Ukraina kërkon më shumë armë – në veçanti sistem kundërajror

Prej më shumë se dy jave Ukraina ka kërkuar një zonë ndalimi-fluturimi,…

Von der Leyen: Ne s’mund të lejojmë Rusinë të minojë ekzistencën e Ukrainës

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se qëllimi…