Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha të mërkurën se SHBA-të janë të shqetësuara nga raportet për aktivitete të pazakonta ushtarak ruse dhe nga mundësia që Rusia mund të “përpiqet të ripërsërit” pushtimin e saj të Ukrainës, si në vitin 2014.

“Ne jemi të shqetësuar nga raportet e aktivitetit të pazakontë ushtarak rus”, tha Blinken në një paraqitje me ministrin e Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba në Departamentin e Shtetit, duke shtuar se SHBA po “monitoron nga afër” aktivitetin e Rusisë, përcjell Telegrafi.

“Shqetësimi ynë është se Rusia mund të bëjë një gabim serioz duke u përpjekur të ripërsëritë atë që ndërmori në vitin 2014, kur grumbulloi forca përgjatë kufirit, kaloi në territorin sovran të Ukrainës dhe e bëri këtë duke pretenduar në mënyrë të rreme se ishte provokuar”, tha Blinken, duke iu referuar pushtimit rus të Krimesë.

“Pra, skenarët që kemi parë në të kaluarën ishin të pretendohej për një provokim si një arsyetim për të bërë atë që ai synonte dhe planifikonte të bënte. Kjo është arsyeja pse ne po e shikojmë këtë me shumë kujdes”.

Ai gjithashtu përsëriti angazhimin e SHBA-së ndaj sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës, duke e quajtur atë “të hekurt”. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Pritet shpallja e gjendjes së krizës

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot ka mbajtur seancën e…

MPB: Si pasojë e Covid-19, brenda 24 orëve janë izoluar 790 persona

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit…

Arrestohet shtetasi i RMV-së, në Kosovë

Ministria e Punëve të Brendshme njoftonë se me 6 prill ështëarrestuar një…

Franca hap hetimet për krime lufte ndaj shtetasve të saj në Ukrainë

Prokurori për anti-terrorizëm në Francë ka hapur tre hetime mbi krimet e…

Zgjedhjet në Kosovë/ Numërohen 99% e vendvotimeve, kryeson Vetëvendosje!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka numëruar rreth 99 përqind të fletëvotimeve…