Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se Shtetet e Bashkuara besojnë se ministri rus i mbrojtjes ishte në Korenë e Veriut për të siguruar armë për luftën në Ukrainë.

Në një vizitë të rrallë për të festuar 70-vjetorin e armëpushimit në Luftën Koreane, Sergey Shoigu premtoi të forcojë lidhjet ushtarake, ndërsa vlerësoi ushtrinë e Koresë së Veriut si “më të fuqishmen” në botë.

“Unë dyshoj shumë që ai është atje për pushime, ne shohim se si Rusia kërkon dëshpërimisht mbështetje, armë, kudo që mund t’i gjejë për të vazhduar agresionin e saj kundër Ukrainës. E shohim në Korenë e Veriut, e shohim me Iranin, i cili ka furnizoi Rusinë me shumë dronë që përdorën për të shkatërruar infrastrukturën civile dhe për të vrarë civilë në Ukrainë”, tha Blinken.

Media shtetërore e Koresë së Veriut e përshkroi takimin si një “bisedë miqësore” teksa Kim Jong-un shfaqet duke ecur me ministrin rus të mbrojtjes.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut ka dekoruar rezidencën me fotografi gjigante të presidentit të Rusisë, Vladimir Putinit përpara arritjes së delegacionit rus të mbrojtjes, duke sinjalizuar lidhje më të thella midis dy vendeve ndërsa secili përballet me SHBA-në.

Sipas një raporti të inteligjencës amerikane vitin e kaluar, Rusia ka blerë predha dhe raketa nga Koreja e Veriut.

Koresë së Veriut i ndalohet zhvillimi i armëve që përdorin teknologjinë e raketave balistike nga rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të mbështetura më parë nga të gjithë anëtarët e përhershëm, përfshirë Rusinë dhe Kinën. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

SHBA, mosha mesatare e grave që lindin fëmijë arrin në 30 vjeç

Për Allyson Jacobs, jeta e saj në të njëzetat dhe të tridhjetat…

Alexei Navalny dërgohet në një vend të panjohur – nuk dihet asgjë për fatin e kritikuesit të Kremlinit

Lideri i burgosur i opozitës ruse, Alexei Navalny është transferuar nga njësia…

Scholz firmos marrëveshje për energji me Emiratet

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka firmosur marrëveshje me presidentin e Emirateve të…

Aksident i rëndë në Çair të Shkupit, janë përfshirë pesë makina

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Çair të Shkupit, pranë…

Kërcënohet me pistoletë një person në Gostivar

Tridhjetë e një vjeçari F.S. nga Gostivari, dje (17-shtator) në orën 19:45…