Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, i ka bërë thirrje Izraelit dhe Palestinëz që të ndërmarrin “hapa urgjent” për të rikthyer qetësinë, pas përshkallëzimit të dhunës.
Duke folur në Jerusalem, Blinken përsëriti se SHBA-ja përkrah zgjidhjen e dy shteteve si “mënyra më e mirë për të kthyer sigurinë në të dyja palët”, raporton BBC.
Qeveria e re e Izraelit kundërshton krijimin e shtetit të Palestinës.
Vizita vjen pasi dy sulme me armë nga palestinezët në Jerusalemin Lindor lanë të vdekur shtatë izraelitë, ndërkoh që nga fillimi i vitit forcar izraelite kanë vrarë 35 palestinez.