Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken tha se raportimet për një varr masiv në qytetin ukrainas të Izyum janë pjesë e “brutalitetit rus” në Ukrainë.

Ai tha se është e nevojshme të mblidhen prova dhe të “dokumentohen krimet e kryera”.

Blinken tha se raportet për varrin masiv në Izyum janë “pjesë e një historie të vazhdueshme, të tmerrshme të brutalitetit rus” në Ukrainë, sipas bloomberg.

“Në shumë raste, kjo do të dërgojë në krime lufte”, tha Blinken në një konferencë shtypi të Departamentit të Shtetit.

Ai përsëriti se SHBA-ja nuk synon ta caktojë Rusinë si një shtet sponsorizues të terrorizmit, duke deklaruar se një vendim i tillë do të kishte “pasoja të padëshiruara”.

Policia ukrainase thotë se më shumë se 440 trupa janë gjetur në një varr masiv në qytetin verilindor të Izyum, të cilin Ukraina e ka marrë përsëri nën kontrollin e saj, dhe se disa viktima u vranë nga bombardimet dhe sulmet ajrore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Lajçak vjen në Kosovë javën e ardhshme

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, javën e ardhshme…

Humbet zgjedhjet, Basha: Beteja sapo ka filluar, demokracia do të fitojë!

Selia e PD gumëzhinte nga mbështetësit e saj, ndërkohë që kryedomokrati Basha…

Zbulohen dy laboratori për prodhimin e marihuanës në Shkup

Gjatë ditës së djeshme (14.09.2021), policia, sektori për tregti të paligjshme të…

ASH-AAA: Çairi harroi sheshin “Skënderbeu”

Koalicioni opozitar ASH-AAA ka zhvilluar një aksion për të pastruar Sheshin Skënderbeu…

Bayerni barazim me Hertha (VIDEO)

Bayern Munich e ka filluar mbrojtjen e titullit me barazim 2-2 në…