Sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken, i ka shkruar letër urimi për ditën e shtetësisë së Serbisë, presidentit të këtij shteti Aleksandar Vuçiq.

Në letrën e publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) kryediplomati nga Washingtoni mes tjerash, i përmend presidentit në Beograd, ujdinë me Kosovën.

“Jam i bindur se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës do të sjellë siguri dhe prosperitet për Serbinë dhe të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor. Sigurisht, liderët serbë dhe kosovarë do të bëjnë kompromise të vështira për t’i arritur këto qëllime, por shpërblimet për popullin serb – dhe gjithë rajonin – do të jenë të mëdha”, thotë Blinken.

Ndërkohë të martën po për nder të ditës së shtetësisë së Serbisë, që festohet më 15 shkurt, Vuçiqit, i dërgoi letër urimi edhe presidenti i ShBA-ve, Joe Biden.

“Në vitin që është para nesh, SHBA-ja do të vazhdojë të mbështesë rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Evropian dhe dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën. Ne mirëpresim mbështetjen tuaj për propozimin e BE-së për normalizim, që do të kontribuojë në krijimin e një të ardhme më paqësore dhe me prosperitet për rajonin”, shkroi Biden.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Janë siguruar video-incizime”, Prokuroria prononcohet rreth vrasjes në Çair

Nga Prokuroria thonë se mbrëmjen e djeshme kanë kryer inspektim në Çair,…

Aleanca për Shqiptarët propozoi Elmi Aizirin për nënkryetar të kuvendit

Kuvendi ka nisur shqyrtimin e iniciativës për emërimin e nënkryetarëve të Kuvendit.…

Nicola Sturgeon jep dorëheqjen si kryeministre e Skocisë

Nicola Sturgeon do të japë dorëheqjen si kryeministraj e Skocisë pas më…

Dogana konfiskon rreth 2.5 kilogram ari në Pejë

Dogana e Kosovës sot ka konfiskuar rreth 2.5 kilogram ari pa mbulesë…

15 veta ndërruan jetë, 1035 raste të reja, 998 të shëruar në Maqedoni

Në Maqedoninë e Veriut vijojnë rastet me shifra të larta të Covid-19.…