Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dënoi sulmin e Rusisë pranë kufirit të Ukrainës me Poloninë.

Zyrtari amerikan ka bërë thirrje që “brutaliteti” të ndalet gjersa lufta po i afrohet më shumë pragut të NATO-s.

“Ne dënojmë sulmin me raketa të Federatës Ruse ndaj Qendrës Ndërkombëtare për Ruajtjen e Paqes dhe Sigurisë në Yavoriv, afër kufirit të Ukrainës me Poloninë”, shkroi Blinken në Twitter.

Tridhjetë e pesë persona u vranë dhe 134 u plagosën pasi më shumë se 30 raketa u qëlluan në një bazë ushtarake herët në mëngjes të së dielës.

Qendra Ndërkombëtare e Paqeruajtësve dhe Sigurisë është një bazë e madhe ushtarake që përfshin një qendër trajnimi për ushtarët dhe në të kaluarën ka strehuar forcat e SHBA-së dhe NATO-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Guvernatori rus akuzon Ukrainën për sulmin ndaj një depozite nafte

Guvernatori rajonal i qytetit rus Belgorod ka akuzuar ushtrinë ukrainase se ka…

Rusia kërcënon Lituaninë dhe BE-në për bllokadën e mallrave drejt enklavës ruse, Kaliningrad

Rusia ka paralajmëruar Lituaninë dhe Bashkimin Evropian se mund të marrë “masa…

Specialja kërkon nga Policia e Kosovës garanci për lirimin e mundshëm të përkohshëm të Gucatit e Haradinajt

Trupi gjykues II, ka urdhëruar Policinë e Kosovës që deri më 26…

6 vjeçari qëllon me armë mësuesen

Një nxënës në SHBA qëlloi një mësuese në një shkollë në Virxhinia,…

“Kamala Harris do të vdesësh”- Arrestohet gruaja që kërcënonte me vrasje Zv.Presidenten e SHBA

Një grua nga Miami është akuzuar se ka kërcënuar se do të…