Ish-kandidati shqiptar për president në Maqedoninë e Veriut, profesor Blerim Reka ka folur në emisionin “200” në Alsat lidhur me mundësinë e angazhimit të tij politik në Maqedoni. I pyetur se a mund ta shohim si një figurë politike të opozitës, Reka është përgjigjur: “Nuk e kam përjashtuar asnjëherë këtë.”, përcjellë INA. Ai po ashtu ka folur edhe për përkrahjen e hapur për Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin në zgjedhjet e fundit në Kosovë. Profesori Reka ka thënë se është herët për të folur se a do të përfshihet apo do të ketë angazhim politik dhe institucional në Kosovë, pas fitores së Kurtit. “E kam mbështetur konceptin e Kurtit që është identik me filozofinë time politike për republikën, për ligjin, rendin, kundër korrupsionit dhe kundër klientelizmit politik. Jam i lumtur që një opsion i tillë fitoi në Kosovë dhe është një lajm i madh për Ballkanin për ndryshim. E kam mbështet Albinin edhe para luftës, edhe pas luftës në Kosovë. Ai është modeli i politikanit ballkanik që do të bëjë ndryshimin”, nënvizoi Reka, i cili së fundi i është shmangur daljeve publike televizive pas zgjedhjeve presidenciale si kandidat i pavarur i mbështetur nga partitë opozitare shqiptare ASH dhe Lëvizja BESA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…