Bjellorusia, një aleat i ngushtë rus, mund të sulmojë së shpejti Ukrainën dhe po përgatitet të lejojë potencialisht Rusinë të pozicionojë armë bërthamore në tokën bjelloruse, sipas një zyrtari të lartë të inteligjencës së NATO-s, shkruan The Guardian.

Zyrtari, duke folur në kushte anonimiteti, tha se aleanca është e shqetësuar se trupat bjelloruse mund t’i bashkohen luftës në Ukrainë.

“Qeveria bjelloruse po përgatit mjedisin për të justifikuar një ofensivë bjelloruse kundër Ukrainës dhe vendosjen e afërt të armëve bërthamore ruse në Bjellorusi”, tha zyrtari i intelegjencës.

Zyrtarët ukrainas kanë paralajmëruar publikisht se Bjellorusia mund t’i bashkohet luftës. Ndërsa Bjellorusia ka lejuar trupat ruse të përdorin territorin e saj për të nisur operacione tokësore dhe ajrore, NATO nuk ka parë asnjë provë të fortë që trupat bjelloruse kanë marrë pjesë drejtpërdrejt në luftën në Ukrainë, tha zyrtari.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Rriten çmimet e derivateve të naftës

Çmimi i benzinës rritet për një denar, ndërsa dizelit dhe vajit ekstra…

Kosova dhe Turqia do të bashkëpunojnë në trajnimin e Ushtrisë së Kosovës

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj është duke qëndruar në një vizitë zyrtare…

Geer: Është interes i përbashkët që konferenca ndërqeveritar me RMV-në të caktohet sa më herët

Euroambasadori në Maqedoninë e Veriut David Geer, thotë se ajo që duhet…

OBSH: Rastet e koronavirusit në Europë arrijnë gati 1 milion, javët e ardhshme ‘kritike’

Europa është në sytë e stuhisë së pandemisë COVID-19, me numrin e…

Hallaçi: Çmenduria dhe mjerimi politik i Ali Ahmetit

Nga Shek Hallaçi Çmenduris dhe mjerimit politik,të Ali Ahmetit,po i vjenë fundi,zakonisht…