Ukraina po lufton për mbijetesën dhe integritetin e territorit të saj dhe njohja e Kosovës sigurisht që nuk është ndër prioritetet e saj, ku për më tepër kjo do të ishte një arsyetim për Rusinë, përkatësisht aneksimin e Donetskut dhe Luganskut dhe njohjen e tyre si republika të pavarura.

Kështu shprehet për mediet serbe kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Sonja Biserko duke shtuar se nacionalistët në Serbi shpresojnë në këtë skenar rus.

“Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Rusia i referohet rastit të Kosovës dhe me këtë arsyeton përvetësimin e Krimesë dhe njohjen e pjesëve të shkëputura të territorit ukrainas. Duke iu referuar precedentit të Kosovës, Serbia këtë e ka pas si tradhti, sepse Rusia është garantuesi i vetëm që çështja e Kosovës të mbahet e hapur në Këshillin e Sigurimit”, tha Biserko.

Ajo po ashtu ka komentuar propozimin e deputetit ukrainas Aleksi Goncharenkos për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Goncharenko kishte thënë se Volodymyr Zelensky e ka shumicën në Parlament dhe se fjala e tij do të jetë vendimtare.

Sipas saj, Serbia në këto momente është në një situatë skizofrenike.

“Serbia është në një situatë skizofrenike. Nga njëra anë, ajo mbështet integritetin e Ukrainës për shkak të Kosovës dhe nga ana tjetër, mbështet Rusinë dhe shpreson në fitoren e saj (atmosfera që mbizotëron në elitat dhe shoqërinë), e cila gjoja do të ndryshonte edhe pozicionin e saj gjeostrategjik”, është shprehur ajo.

Në fund, Biserko thekson se nacionalistët serbë shpresojnë në të njëjtin skenar rus që po ndodh në Ukrainë.

“Kjo do të thotë, siç shpresojnë nacionalistët, të njëjtin skenar si ai rus, pra aneksimin e territoreve serbe për shkak të kërcënimit të serbëve në të gjitha vendet fqinje”, përfundon Biserko.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Ukrainasit gjejnë dokumente të klasifikuar plot me të dhëna të ushtrisë ruse

Ukraina ka gjetur një hard disk që përmban rreth 100 GB të…

OBSH: Virusi ende paraqet një rrezik të lartë deri në krijimin e vaksinës

Pjesë të botës kanë filluar të dalin nga pandemia e Covid-19 dhe…

Zelensky thotë se rusët kanë vënë mina kudo

Rusia po e gjen veten gjithnjë e më të shmangur nga komuniteti…

Sot 509 raste të reja me COVID-19 në RMV

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer…

SHBA-ja po mbledh prova për krimet e luftës në Ukrainë

Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka akuzuar Rusinë për kryerjen e krimeve të…