Ukraina thotë se kanë arritur dakordësi me palën ruse për të evakuuar civilët, me një armëpushim të mundshëm të përkohshëm. Kjo dakordësi erdhi pas bisedimeve për paqe mes zyrtarëve të të dyja shteteve që u zhvilluan këtë të enjte në kufirin me Bjellorusinë.

Një zyrtar ukrainas dha se dakordësia përfshinte një armëpushim të përkohshëm gjatë evakuimit.

Pala ukrainase tha se në bisedimet e sotme nuk kishin arritur rezultatet e dëshiruara, duke qenë se kishin shkuar në këtë takim me shpresën se do të arrinin armëpushim të plotë dhe tërheqjen e Rusisë. Megjithatë dakordësia e sotme mund të jetë një hap pozitiv.

Negociatorët rusë kanë konfirmuar se të dyja palët kanë rënë dakord që të mbështesin korridoret humanitare dhe mundësinë për të pasur armëpushim në ato zona. Ata shtuan se Rusia mendon se bisedimet kanë çuar në progres të rëndësishëm.

Zyrtarët, sipas asaj që raporton Sky News, kanë rënë dakord që së shpejti të mbajnë një raund të tretë bisedimesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Turqia dërgon ndihmë mjekësore për Italinë dhe Spanjën

Nga Turqia është zgjatur dora e ndihmës për Spanjën dhe Italinë të…

Macron: Putin refuzon të ndalojë tragjedinë në Ukrainë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka treguar përmes rrjeteve sociale se për…

Ministri kroat i kërkon pesëshes evropiane ta njohë Kosovën

Kroacia po u kërkon pesë anëtarëve të BE-së ta njohin pavarësinë e…

Dujovski: Vetëm një e treta e transportit të përgjithshëm në Maqedoninë e Veriut është legal

Dekani i fakultetit të sigurisë në Shkup, Nikolla Dujovski theksoi për TV…

SHBA-ja dhe Rusia do të nisin bisedime për kontrollin e armëve bërthamore

Tri ditë të bisedimeve për kontrollin e armëve bërthamore mes Shteteve të…