Ish-presidenti i ShBA-së, Bill Clinton, do të vizitojë sot Shqipërinë.

Ish-presidenti amerikan do të pritet nga kryeministri Edi Rama në një ceremoni zyrtare pasditen e sotme.

Gazetarja Esiona Konomi tregoi se kush do të marrë pjesë në ceremoninë që do të mbahet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shkruan abcnews.al.

“Iu ka ardhur festë të gjithë grupeve parlamentare zyrtare për të marrë pjesë në ceremoni, përjashtuar ata deputetë që janë të pavarur si Sali Berisha. Ka marrë ftesë edhe grupi parlamentar i PD-së zyrtare që drejtohet nga Gazment Bardhi. Ky i fundit është shprehur se nuk do të marrë pjesë në ceremoni. Gjithsesi deputetë të tjerë nga opozita kanë konfirmuar pjesëmarrjen ndërkohe mbetet e paqartë nëse Lulzim Basha do të jetë apo jo. Në ceremoninë publike do të marrin pjesë zyrtarët më të lartë, shtetarë, diplomatë por edhe politikanë dhe figura të jetës publike dhe fetare“, raportoi gazetarja.

Ish-presidenti Clinton dhe delegacioni që e shoqëron do të mbërrijë pasdite, ku në orën 19.00 do të pritet nga Kryeministri Edi Rama në një ceremoni të posaçme zyrtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Në orën 19.05, Rama do të mbajë fjalën dhe më pas do të ftojë Clintonin të marrë çmimin e akorduar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Një i vdekur dhe 28 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Numri i të infektuarve nga virusi korona vazhdon të shënoj rënie. Nga…

Një ditë para seancës për qeverinë e re, Kurti mbledh kryesinë e Vetëvendosjes

Në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje aktualisht po mbahet mbledhje e kryesisë së…

Izraeli nxjerr mësime nga lufta me Hamasin, gati sistemi me lazer që rrëzon avionët nga ajri

Një risi ushtarake është zbuluar nga Izraeli, duke shfaqur një sistem lazer…

Kim Jong-un: Koreja e Veriut mund të përdorë armët bërthamore, nëse provokohet

Kim Jong Un paralajmëroi përsëri se Koreja e Veriut mund të përdorë…

DASH me kritika për korrupsionin

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për liritë dhe të drejtat e…