Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Vladimir Bilçik, ka deklaruar sot se BE-ja pret nga të gjitha vendet serioze të interesuara për anëtarësim, përfshirë Serbinë, të qartësojnë vijat e kuqe ndaj Rusisë dhe zyrtarëve të saj politikë.

“Lufta nuk është kohë për hamendësime. Ne duam që Serbia të zgjedhë Evropën dhe të ndërtojë besim me partnerët e BE-së.

Institucionet e BE-së presin nga të gjitha vendet serioze për anëtarësim, duke përfshirë Serbinë, vija të qarta të kuqe ndaj Rusisë dhe të dërguarve të saj politikë, ndërsa Moska vazhdon sulmin brutal ndaj Ukrainës”, ka shkruar eurodeputeti në Twitter.

Kujtojmë se Serbia është i vetmi vend në Evropë që ende nuk i ka vendosur sanksione Rusisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ish komandanti i UÇK-së, Suma: “Zdravo për gjithë shokët e mi nga BDIja”

Emrush Suma i njohur si Komandant Hoxha nga Hani i Elezit ka…

Ndërtesa e Gjykatës Komunale në Sarajevë u evakuua për shkak të alarmit për bombë

Gjykata Komunale në Sarajevë, mëngjesin e sotëm, ka njoftuar se është vendosur…

Palestinezët do të dorëzojnë në SHBA plumbin që vrau Shireen Abu Akleh

Autoritetet palestineze kanë rënë dakord që të dorëzojnë tek autoritetet amerikane, plumbin…

“Certifikata e gjelbër” merr aprovimin përfundimtar

Nënshkruhet nga krerët e BE, në fuqi nga 1 Korriku Certifikata e…

Sulm kamikaz jashtë Ambasadës ruse në Kabul

Një sulmues vetëvrasës ka shpërthyer eksplozivët jashtë Ambasadës ruse në Kabul të…