Kriza e fortë e çmimeve duket se po lëkund edhe ekonominë amerikane, pasi është tkurrur për të dytin tremujor radhazi, duke rritur rrezikun për një recesion të mundshëm.

Sipas të dhënave të Departamentit të Tregtisë, prodhimi i brendshëm bruto shënoi një rënie vjetore prej 0.9% tremujorin e dytë, por me gjithë ngadalësimin e shfaqur, sipas “Reuters”, Shtëpia e Bardhë thotë se ekonomia është në gjendje të mirë dhe nuk bëhet fjalë për recesion.

Por, nisur nga ecuria e deritanishme e ekonomisë amerikane , pasiguritë janë shtuar edhe për gjysmën e dytë të vitit. Besimi i biznesit dhe konsumatorëve amerikanë është përkeqësuar, ndërsa inflacioni vijon të qëndrojë në nivele të larta.

Norma e inflacionit në shtetet e Bashkuara arriti në 9.1% në qershor, duke reflektuar goditjen e fortë të çmimeve të larta, duke bërë që edhe familjet amerikane të përballen me kosto të rritura të jetesës.

Përshpejtimi i inflacionit bëri që Rezerva Federale të rrisë normën bazë të interesit me 0.75% për të dytin muaj radhazi në përpjekje për të zbutur efektet e tij në ekonomi, një veprim që erdhi vetëm një ditë para publikimit të shifrave të reja të ecurisë së ekonomisë amerikane për tremujorin e dytë.

Sinjale negative shfaqën edhe kursimet e amerikanëve që ranë në 968.4 miliardë dollarë në tremujorin e dytë, nga 1.02 trilionë dollarë që ishin në tremujorin e parë të këtij viti.

Pak ditë më parë edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar uli parashikimet e rritjes globale si rrjedhojë e situatës së krijuar nga lufta në Ukrainë. Ndërkohë sipas tij, ekonomia e shteteve të Bashkuara do të rritet vetëm me 2.3% këtë vit dhe rritja do të jetë më e ulët për vitin e ardhshëm prej 1%.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

44 raste të reja me koronavirus në Maqedoni, në total 329 të infektuar

Ministria e Shëndetësisë njofton se në Klinikën Infektive si pasojë e Covid-19…

Këshilltari i Trump për Siguri Kombëtare del pozitiv në testin për COVID-19

Këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit Donald Trump, Robert O’Brien, ka dalë…

Ukraina: Rusia ka humbur 19,000 trupa gjatë pushtimit

Së fundmi, Ukraina ka dhënë përditësimin mbi numrin e humbjeve që Rusia…

Qeveria shkarkon Paunovskin!

Në seancën e sotme Qeveria vendosi për shkarkimin e Drejtorit të Inspektoratit…

Pendarovski: Vendi duhet të përgatitet për krizën e ardhshme, të ndryshohet ligji

Duke folur për përvojën me gjendjet e jashtëzakonshme të cilat u shpallën…