Çmimet e naftës ranë në 99 dollarë pasi tregtarët kanë frikë se inflacioni i lartë do ta shtyjë bankën qendrore të SHBA të rrisë ndjeshëm normat e interesit, gjë që mund të zbehë ekonominë dhe kërkesën për energji.

Në tregun e Londrës, çmimi i një fuçie pas mesditës ishte me 33 cent më i ulët se në momentin e mbylljes së djeshme dhe arriti në 99.16 dollarë. Dje e mbylli tregtinë në minus 7.61 dollarë.

Në tregun amerikan një fuçi u tregtua sot me një çmim thuajse të pandryshuar prej 95,72 dollarë. Dje, ajo mbylli tregtinë me një humbje prej 8.25 dollarësh. Çmimet u mbyllën dje në Londër nën nivelin 100 dollarë, për herë të parë në tre muaj, për shkak të dollarit të fortë, masave të rrepta për të luftuar COVID-19 në importuesin kryesor në botë, Kinën dhe frikës për një ngadalësim të ekonomisë globale.

Pavarësisht ofertës së ngushtë të tregut fizik, investitorët shisnin naftë në kontrata të së ardhmes, nga frika se një rritje agresive e normave të interesit mund të ngadalësonte rritjen ekonomike dhe rrjedhimisht kërkesën për naftë.

Sot, vëmendja u përqendrua në faktin se inflacioni në SHBA kaloi shifrat e nëntë për qind për muajin qershor, duke arritur nivelin më të lartë në më shumë se 40 vjet, gjë që spekulohet se mund të shtyjë FED të rrisë normat e interesit me tre të katërtat e një pikë përqindjeje. deri në fund të muajit.

Me furnizimet ende të ngushta, tregu do të vëzhgojë nga afër vizitën e presidentit amerikan, Joe Biden në Lindjen e Mesme. Biden pritet t’i kërkojë Arabisë Saudite dhe prodhuesve të tjerë në Gjirin Persik që të rrisin prodhimin.

Fokusi sot do të jetë edhe në raportin e qeverisë për inventarët në SHBA javën e kaluar. Analistët presin që ajo të tregojë një rënie në inventarët e naftës bruto dhe benzinës. Por sipas të dhënave nga Instituti Amerikan i Naftës (API), të cituara nga burime të martën, inventarët e naftës bruto u rritën me rreth 4.8 milionë fuçi, duke rritur presionin mbi çmimet.

Për shkak të festave në botën myslimane, Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) as sot nuk ka bërë të ditur çmimin e një fuçie të shportës së naftës të anëtarëve të saj. Të martën e kaluar, ajo ishte 114,3 dollarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

RMV/Konfirmohet rasti i katër me Dellta, bëhet fjalë për persona të pavaksinuar

Një person nga Velesi është rasti i katërt në vend i konfirmuar…

Shtatë të vdekur dhe 460 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë shënuar 460…

Zbulohen armë në Strugë, arrestohet një person

MPB njofton se dje është arrestuar një person në Strugë për shkak…

Ukraina thotë se i ka shkaktuar Rusisë viktima të konsiderueshme në Donbas

Ukraina thotë se ushtria e saj po u bën rezistencë të ashpër…