Presidenti i SHBA Joe Biden tha për CNN se telefonata e tij me presidentin kinez Xi Jinping të premten kishte shkuar mirë. Sipas Shtëpisë së Bardhë, Biden “nënvizoi implikimet dhe pasojat nëse Kina ofron mbështetje materiale për Rusinë” në një telefonatë gati dy orëshe me liderin e Kinës.

“Presidenti nënvizoi mbështetjen e tij për një zgjidhje diplomatike të krizës”, tha Shtëpia e Bardhë.

Shtëpia e Bardhë shtoi se ata ranë dakord të mbanin “linja të hapura komunikimi”.

Telefonata e sigurt me video midis Biden dhe Xi filloi në orën 09:03 të mëngjesit (me orën lokale) të premten. Ajo zgjati 1 orë e 50 minuta, tha Shtëpia e Bardhë. Sipas medias shtetërore kineze CCTV, Xi i tha Biden se, “konflikti dhe konfrontimi nuk janë në interesin e askujt” dhe “Kina dhe SHBA kanë përgjegjësi të punojnë për paqen”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Kërkohet dorëheqja e Spasovskit

VMRO-DPMNE akuzon Qeverinë dhe ministrin Oliver Spasovski për paaftësi me menaxhimin e…

I dërguari i Mianmarit në Britani thotë se atasheu ushtarak ka ‘okupuar’ ambasadën

Ambasadori i Mianmarit në Londër ka kaluar natën në makinën e tij…

Çmimi i benzinës lirohet për 6,5 denarë, i naftës për 9 denarë

Komisioni Rregullator i Energjetikës në mledhjen e sotme ka marrë vendim që…

Berisha: Financimet ruse, Basha më mashtroi

Është përgjegjesi e tij dhe jo e Partisë Demokratike Duke distancuar veten…

NATO: Bllokimi i lundrimit, pjesë e praktikave destabilizuese të Moskës

NATO-ja e akuzon Rusinë se po acaron tensionet, duke i cilësuar si…