Presidenti amerikan, Joe Biden tha sot se nuk është i shqetësuar për zbulimin e dokumentet sekrete të Pentagonit.

Në Dublin, ku u takua me presidentin irlandez, Michael D. Higgins, ai u pyet nëse kishte informata të reja rreth situatës.

“Unë nuk jam i shqetësuar për rrjedhjen, por jam i shqetësuar se çfarë ndodhi. Megjithatë, asgjë e re nuk është publikuar, për të cilën nuk jam në dijeni”, tha i pari i shtetit amerikan gjatë një vizite në Irlandën e Veriut dhe Republikën e Irlandës, raporton skynews.

“Aktualisht po zhvillohet një hetim i plotë, siç e dini me komunitetin e inteligjencës dhe departamentin e drejtësisë – nuk kam përgjigje tjetër”, deklaroi 80-vjeçari.

Më parë, “Washington Post” njoftoi se një 20-vjeçar i apasionuar pas armëve, i cili punonte në një bazë ushtarake, ishte përgjegjës për zbulimin e dokumenteve të klasifikuara amerikane.

Sipas gazetës amerikane, ky person ndau informacione konfidenciale në platformën Discord, ku kanë qasje një grup me rreth njëzet burra që ndajnë një “dashuri të përbashkët për armët, pajisjet ushtarake dhe Zotin”.

Ndryshe, dokumentet e publikuara flasin rreth luftës në Ukrainë, shëndetit të presidentit rus, Vladimir Putin, spiunimit të shefit të OKB-së, Antonio Guterres si dhe disa çështje tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Asambleja Parlamentare e NATO-s e miraton rezolutën që e njeh Rusinë si shtet “terrorist”

Asambleja e Përgjithshme e NATO-s e ka miratuar një rezolutë që e…

Serbia forcon bashkëpunimin me Rusinë, akuzohet për destabilizimin e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka njoftuar për një dërgesë të re…

Deklarohen nga Qeveria: Propozimi evropian mbetet i pandryshuar, Serbia s’ishte e gatshme për ta nënshkruar

Qeveria e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me takimin e djeshëm…

Zelensky diskuton me presidentin turk për evakuimin e civilëve në Mariupol

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar në Twitter, se ka pasur një…

Radev: S’do lejojmë shkeljen e të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev në takim me homologun e tij austriak,…