Shtëpia e Bardhë ka thënë se presidenti Joe Biden së shpejti do të nxjerrë një urdhër ekzekutiv që do të ndalonte investimet e reja, tregtinë dhe financimin nga njerëzit dhe subjektet amerikane në rajonet Luhansk dhe Donetsk të Ukrainës.

“Ky OE [urdhër ekzekutiv] do të sigurojë gjithashtu autoritet për të vendosur sanksione ndaj çdo personi të vendosur të operojë në ato zona të Ukrainës”, citohet të ketë thënë Jen Psaki, sekretare e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, përcjell Telegrafi.

“Ne gjithashtu së shpejti do të shpallim masa shtesë në lidhje me shkeljen flagrante të sotme të angazhimeve ndërkombëtare të Rusisë”, ka shtuar ajo.

Psaki tha se masat ishin të ndara nga sanksionet ekonomike që SHBA ka kërcënuar të vendosë nëse Putin pushton Ukrainën.

“Ne po vazhdojmë të konsultohemi nga afër me aleatët dhe partnerët, përfshirë Ukrainën, për hapat e ardhshëm dhe për përshkallëzimin e vazhdueshëm të Rusisë përgjatë kufirit me Ukrainën”.

Një reagim nga SHBA ka ardhur edhe nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

“Njohja nga Kremlini për të ashtuquajturat ‘Republikat Popullore të Donetskut dhe Luhanskut’ si ‘të pavarura’ kërkon një përgjigje të shpejtë dhe të vendosur dhe ne do të ndërmarrim hapat e duhur në koordinim me partnered”, ka shkruar Blinken në Twitter.

Pas SHBA-së, edhe Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, ka thënë gjithashtu se sanksionet ishin “në rrugë e sipër”.

“Nesër do të shpallim sanksione të reja ndaj Rusisë në përgjigje të shkeljes së ligjit ndërkombëtar dhe sulmit ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”, tha ajo në një postim në Twitter.

Veç tyre, presidenti francez Emmanuel Macron bëri thirrje për sanksione të synuara evropiane dhe një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ai dënoi vendimin e Putinit dhe tha se ishte “qartësisht një shkelje e njëanshme e angazhimeve ndërkombëtare të Rusisë dhe një shkelje e sovranitetit të Ukrainës”, sipas një deklarate nga Elysée në Paris.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Flet avokati francez i Sali Berishës në gjyqin kundër DASH: Nderi duhet mbrojtur dhe kur përballë ke më të fortët

Avokati 71 vjeçari Jean Yves Le Borgne, avokat i pajtuar nga ish…

Koronavirusi sërish në Vuhan, autoritetet testojnë 11 milionë banorë

Autoritetet e qytetit kinez Vuhan do të testojë të gjithë banorët (11…

NATO: Presim që Rusia të angazhohet në bisedime me Ukrainën

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se aleanca ushtarake…

Të shtunën skadon gjendja e jashtëzakonshme, deri më tani nuk ka paralajmërime për vazhdimin e saj

Deri më tani nuk ka paralajmërim nëse dhe kur do të mbahet…

Agjencia Kundër Korrupsionit nis verifikimin e pasurisë së ambasadorit Martin Berishaj

Agjencia Kundër Korrupsionit ka nisur procedurat për verifikimin e pasurisë së ambasadorit…