Presidenti Joe Biden do të udhëtojë drejt Brukselit për të marrë pjesë në një samit të jashtëzakonshëm të NATO-s.

Kështu së paku ka bërë të ditur misioni i SHBA-së në NATO teksa ka konfirmuar se i pari i shtetit amerikan do të arrij në kontinentin evropian gjatë javës së ardhshme.

“Presidenti amerikan Joe Biden do të udhëtojë drejt Brukselit javën e ardhshme për një samit të jashtëzakonshëm të aleancës së NATO-s”, shkroi misioni i SHBA-së në NATO në Twitter.

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thirrur një samit të jashtëzakonshëm për 24 mars në Bruksel shkaku i agresionit rus në Ukrainë.

Në Twitter, Stoltenberg tha se liderët “do të trajtojnë pushtimin e Ukrainës nga Rusia, mbështetjen tonë të fortë për Ukrainën dhe forcimin e mëtejshëm të parandalimit dhe mbrojtjes së NATO-s”.

Ai shtoi se në këtë “kohë kritike, Amerika e Veriut dhe Evropa duhet të vazhdojnë të qëndrojnë së bashku.”

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

UNESCO nuk mbron koralet në Australi

Aktivistët e mjedisit e konsiderojnë vendimin  ndaj “Shkëmbit të Madh Koralor”si goditje…

Covid 19 / Vdes personi që kundërshtonte thirrjet për të qëndruar në shtëpi

McDaniel, i cili e quajti bllokimin e Ohio-s “bullshit”, testoi pozitiv për…

Tiranë: Shtohen zërat që kërkojnë dorëheqjen e Bashës nga kreu i PD-së

Një grup prej 10 zyrtarësh dhe ish-zyrtarësh të Partisë Demokratike, themelues dhe…

Ngjarje si nëpër filma: Çifti nga Obiliqi ia rrëmbejnë vajzën 3 vjeçare një nëne, tentojnë ta dërgojnë jashtë Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje një burrë dhe një grua…

Britania e Madhe ndalon eksportet drejt Rusisë

Britania e Madhe nga njëra anë vendosi një ndalim të eksporteve në…