Presidenti amerikan në një postim të bërë në llogarinë e tij në Facebook, ka bërë të ditur se do të sigurohet që Ukraina të ketë armë që të mbrohet kundër forcës pushtuese ruse.

Madje ai është treguar shumë këmbëngulës, duke thënë se do të dërgojnë para, ushqim dhe ndihma të ndryshme për qytetarët ukrainas.

Gjithashtu ka theksuar se Shtetet e Bashkuara do t’i presin krahëhapur të gjithë refugjatët që vijnë nga Ukraina.

Në anën tjetër, zyrtarë të Pentagonit kanë vlerësuar se ushtria ruse nuk ka avancuar sa i përket lëvizjes së trupave më afër Kievit.

Gjithashtu është bërë e ditur se Rusia nuk e “zotëron” qiellin në Ukrainë, pavarësisht se Kremlini vazhdimisht pretendon se aeroplanët e tyre fluturojnë lirshëm nëpër tërë territorin e Ukrainës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Osmani takoi ministrin Fayot nga Luksemburgu, diskutuan për bashkëpunimin mes dy vendeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ministrin për…

Mblidhen ministrat e jashtëm të KiE, aplikimi i Kosovës jashtë agjendës

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës, Marija Pejçinoviq-Buriq, ka mbajtur fjalim…

Pritet të krijohet Gjykata Ndërkombëtare për krimet e luftës në Ukrainë

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PSVE) u ka bërë thirrje 46…

Serwer: Qeveria të angazhohet për gjykim të drejtë për rastin “Haraçi”

Analisti amerikan Daniel Serwer, në lidhje me rastin “Haraçi” dhe lidhjen e…

Rrustemi nga Haga: Vizitat e Haxhiut ishin institucionale dhe të rëndësishme

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, ka dhënë detaje nga vizitat e…