Presidenti Joe Biden konfirmon se amerikanët janë “me të vërtetë, të dëshpëruar” ndërsa përballen me rritjen e inflacionit pas dy viteve pandemi. Biden fajësoi rritjen e çmimeve të gazit për shkak të luftës në Ukrainë që ka sjellë pesimizëm në ekonominë e vendit duke thënë se përpara se çmimet të fillonin të rriteshin, amerikanët ishin më optimist për të ardhmen.

Presidenti pranoi se amerikanët po paguajnë shumë më shumë për të vendosur ushqimin në tavolinën e tyre dhe karburantin në makinat e tyre. Ai tha se një recesion nuk është i pashmangshëm dhe se plani i ndihmës së vitit të kaluar për COVID-19 ishte plotësisht fajtor që inflacioni arriti në nivelin më të lartë të 40 viteve.

Së pari një rënie ekonomie nuk është e pashmangshme. Së dyti, ne jemi në një pozicion më të fortë se çdo komb në botë për të kapërcyer këtë inflacion. Nuk është vetëm lufta në Ukrainë që pati një ndikim , por edhe pandemia që solli rritjen e inflacionit pasi njerëzit humbën punën e tyre dhe aktualisht një pjesë e madhe vijojnë që të jenë të papunë”.

Muajin e kaluar, inflacioni në SHBA arriti në 8.6%, një nga normat më të larta në botë. Për ekonomistët kjo është një kambanë alarmi ndikuar edhe nga agresioni rus në Ukrainë. Ekspertët janë shqetësuar se inflacioni duhet ende të zbutet, edhe pse Rezerva Federale ka nisur një cikël shtrëngues në politikën monetare dhe ka bërë të ditur se do të duheshin lëvizje të shpejta në rritjen e normave të interesit.

Joe Biden foli edhe për një sërë çështjesh të tjera në lidhje me ndikimin politik në luftën Rusi-Ukrainë, kontrolli për armët pas një seri ngjarjesh makabre që kanë ndodhur gjatë muajve të fundit të cilat e kanë ulur ndjeshëm popullaritetin e tij si president.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Terroristi që vrau rreth 50 persona në Zelandë të Re, dëgjoi këngë për kriminelin serb Karaxhiq dhe Serbinë e fuqishme

Njëri nga terroristët e dy xhamive në Zelandën e Re e ka…

Kreu i Gazi Babës vazhdon heshtjen, s’ka zgjidhje për nxënësit e Bërnjarcës dhe Idrizovës

Nxënësit e fshatit Bërnjarcë dhe Idrizovë të komunës së Gazi Babës vazhdojnë…

Një jetimore në Ukrainë goditet nga granatimet e forta ruse

Një jetimore në Vorzel, në një qytet të vogël rreth 40 km…

Ekspertët: Objektivi kryesor i Rusisë tani është bunkeri i Zelensky-t

‘Qendra e kontrollit’ të Kievit, një bunker në zyrën e Presidentit Volodymyr…

Pas lajmit të rremë për tërmetin dy gazetarë shoqërohen në polici

Dy gazetarë janë shoqëruar në polici pas lajmit të rremë se një…