“Pas më shumë se një muaj presion publik për zbardhjen e skandalit më të madh të dëgjuar deri më sot që ka tronditur themelet e shtetit të së drejtës, gjatë ditë së djeshme edhe pse me vonesë përfundimisht e dyshuara për involvim në rastin “zhvatja”, prokurorja speciale Katica Janeva u privua nga liria dhe me këtë u mundësua zgjerimi i hetimit për rastin në fjalë. Tash Prokuroria Publike është para një sprove shumë të madhe që ka të bëjë me rikthimin e shtetit të së drejtës dhe funksionimin sistemit juridik, prandaj inkurajojmë Prokurorinë Publike që mos të bjerë pre e presioneve politike nga disa parti politike, dhe të vazhdojë hetimin e plotë deri në zbardhjen e plotë të rastit “Zhvatja” por njëkohësisht mos të fokusohet i gjithë kapaciteti hetimor vetëm në këtë rast por paralelisht të vazhdojnë hetimet edhe për raste tjera deri në zbardhjen e plotë të tyre”, thuhet në reagimin e Lëvizjes BESA.

Njëkohësisht, Lëvizja Besa apelon deri te prokurorët e Prokurorisë Publike Speciale, që leksionin që e morën nga rasti “zhvatja” ti shërbejë si mësim dhe udhërrëfyes që të jenë të kujdesshëm për angazhimin e tyre profesional në të ardhmen, prandaj urgjentisht duhet të dëshmojnë se vazhdojnë misionin e tyre për rikthimin e drejtësisë dhe nxjerrjen e gjithë kriminelëve dhe personave të inkriminuar në krim dhe korrupsion para drejtësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…