Fluturimi i aeroplanëve ushtarak amerikan sot mbi Shkupin është shpehje e mbështetjes sonë të përhershme për Maqedoninë e Veriut si dhe gjest përmes të cilit u dëshirojmë mirëseardhje si anëtarja e 30-të e NATO-s, deklaroi ambasadorja amerikane Kejt Mari Bërns.

“Fluturimi i sotëm është një shprehje e mbështetjes sonë të përhershme për Maqedoninë e Veriut si dhe gjest përmes së cilit u dëshirojmë mirëseardhje si anëtarja e 30-të e NATO-s. Me të dejtë dhe saktë është se javëve të fundit fokusi ynë më i madh ishte në luftën e përbashkët kundër Kovid-19, por nuk duhet të lejojmë atë t’i turbullojë arritjet historike të vendit – inkuadrimin në NATO dhe dritën e gjelbërt për fillim të negociatave inkuadruese me BE-në. Këto ishin aspiratat e dy vendeve tona më shumë se dy dekada. Dhe përveç asaj që kohëve të fundit vëmendja jonë ishte në luftën me pandeminë, megjithatë, me këtë sfidë u përballëm së bashku si aleatë. Gjithashtu SHBA-ja me të vërtetë tregon me këtë mënyrë se është këtu dhe e mbështet NATO-n, dhe aleatin tonë të ri. Ky fluturim të cilin sot e ndoqëm është simbol i fazës së thellimit të partneritetit tonë”, tha Bërns e cila fluturimin e aviacionit ushtarak amerikan e ka ndjekur me ministren e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska.

Dy aeroplanë të aviacionit ushtarak amerikan të shoqëruar nga katër aeroplanë të aviacionit ushtarak grek sot fluturuan mbi territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në nder të anëtarësimit tonë në NATO.

Aeroplanët amerikan fluturuan dje nga shteti federal Dakota e Jugut dhe kishin fluturim të pandërprerë 30 orësh me mbushje të karburantit në ajër. Aeroplanët mbi shtetin tonë fluturuan në lartësi prej 1.500 metra dhe fluturiumi i tyre u ndoq me zë të fuqishëm.

Anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO filloi me mbështetje të gjërë nga ana e vendeve aleate, e cila u tregua edhe gjatë krizës shëndetësore të koronavirusit me donacione të shumta në pajisje mjekësore dhe mbrojtëse nga ana e aleatëve. Si anëtare e re e NATO-s Republika e Maqedonisë së Veriut është përfshirë edhe me programin për patrullim ajror e cila është ekskluzive vetëm për anëtaret e Aleancës dhe qëllimi i së cilës është mbrojtja e qiellit të shteteve të NATO-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…