Ish-kryeministri Sali Berisha është thirrur këtë të Martë në orën 14:00 në ambientet e Gjykatës së Posaçme për t’u marrë në pyetje për aferën me kompleksin “Partizani”.

Në një deklaratë të shkurtër për mediat, ai deklaroi se nuk do të paraqitet në SPAK pasi procedurat janë kryer në shkelje të Kushtetutës, referuar faktit se nuk është marrë parasysh autorizimi nga Kuvendi për këtë vendim.

Sali Berisha:Jam i gatshëm për t’iu përgjigjur çdo pyetje, por kurrë për vendime antikushtetuese. Nuk e bëj absolutisht për vete, sepse unë siç e dini ju, jam njeriu që kam dërguar në parlament ligjin, i cili vendoste barazinë e plotë midis çdo zyrtari dhe qytetarit në Kushtetutë. Këtë ligj e ktheu me forcën e kartonit Edi Rama. Jam gati ta votoj nesër. Jam gati pa asnjë hezitim. Por përse ky ligj është në Kushtetutën e vendit, unë nuk mund të pranoj dot asnjë lloj kompromisi për shkeljen e tij. Përkundrazi po konsultohem me juristë dhe të tjerë, që të ndërmarr të gjithë hapat e tjerë në mbrojtje të Kushtetutës. Në çdo kohë, unë jam i gatshëm të paraqitem, siç jam paraqitur kur më kanë thirrur, për t’u pyetur dhe për çdo gjë. E vetmja gjë, që nuk mund të pranoj kurrë, të shkel Kushtetutën e vendit. Të ndryshojmë Kushtetutën e vendit, jam autori i ligjit, që kjo mbrojtje nuk duhet të ekzistojë. Nuk duhet të ekzistojë, duhet të jenë të gjithë të barabartë. Hajde atëherë të ndryshojmë Kushtetutën, por jo ta menderosim Kushtetutën. Për atë nuk jam dakord.

Pyetje nga gazetarët: A do t’i rezistojë Sali Berisha një marrjeje me forcë?

Sali Berisha: Tani, se sa kureshtje keni ju, unë besoj që me këto që u përgjigjëm jam korrekt fare. Pra, piramida e trillimit, e mashtrimit, e falsifikimit do të shembet dhe u garantoj ju siç ka ndodhur.  Kurse nuk pengoj asnjë proces gjyqësor, hetimor etj. E vetmja gjë, kjo është totalisht një formalitet, por një formalitet që buron nga Kushtetuta e vendit dhe unë nuk mund ta shkel./TVKLAN


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Grupi Strategjik 6 i Ballkanit Perëndimor: ‘Ballkani i Hapur’ do të konkurrojë negativisht me Procesin e Berlinit

Projekti i ‘Ballkanit të Hapur’ do të konkurrojë negativisht me Procesin e…

Në Mitrovicën e Jugut konfiskohen 67 aparate për prodhimin e kriptovalutave

Policia e Kosovës ka njoftuar se pasditen e sotme në një operacion…

Në Shkup gjendet pllakë me mbishkrimin “Dardanus”, Asllani: Do të dërgohet në Muzeun e Maqedonisë

Në Karposh të Shkupit është gjetur pllakë me mbishkrimin “Dardanus” te varrezat…

100 raste te reja me Kovid -19

Rreth 100 raste të reja me Kovid 19 janë konfirmuar gjatë 24…

Amerika mohon përfshirjen në sulmin e pretenduar me dronë mbi Putinin

Zëdhënësi i Pentagonit ka mohuar përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës…