Është përgjegjesi e tij dhe jo e Partisë Demokratike

Duke distancuar veten dhe Partinë Demokratike nga financimi rus prej 500 mijë dollarësh, në të cilin përflitet si i përfshirë Lulzim Basha, ish-Kryeministri Sali Berisha pranoi se ishte mashtruar nga paraardhësi i tij. Tha se dosjen në tavolinë ia kishte lënë ish-ambasadori amerikan Donald Lu, por në 2018-ën u shpreh se i vetmi dokument brenda saj ishte artikulli i publikuar në portalin “Mother Jones”

“Lulzim Basha, i pyetur nga unë, më deklaroi se paratë e paguara për Nick Muzin janë para të mbledhura në përputhje me rregullat në diasporën shqiptare në SHBA dhe se artikulli nuk ka asgjë të vërtetë.Midis artikullit të gazetës dhe shpjegimit të Bashës, unë kam besuar variantin e këtij të fundit.”

Dyshimet për një përfshirje të mundshme në Bashës në këtë çështje tha se i kishin lindur vetëm pas verifikimeve.

“Dyshova për Bashën kur më informuan shqiptarët e disporës dhe e kam denoncuar në foltore. Nuk kam folur për dosje ruse deri sa kam pasur informacione. Kur më erdhën njoftimet, kuptova se ky më paska mashtruar.”

I rezervuar lidhur me fatin që e pret Lulzim Bashën në Partinë Demokratike, Berisha la të kuptohet se ndaj ish-kryetarit priten edhe sanksione pas bëjes së auditit dhe publikimit në media të takimeve që Basha që sipas tij ka zhvilluarme ambasadorin Rus.

“Përgjegjësia është individuale. Paratë nuk kanë kaluar nga arka e partisë.  Basha ka marrë çdo gjë me vete, hardisqet por partia duhet ta krijojë atë dhe mbi bazën e hetimit.”

Pavarësisht inflacionit në epitetet e vëna ndaj Bashës, Berisha pranon se për çështjen e lobimit rus, ish-kryetari i Partisë Demokratike shtantazhohej nga kryeministri Rama.

“Basha, peng i Ramës i kapur kujtoi se do shpëtonte lekurën. E pata paralajmëruar se kudo të shkosh, dosjet i ke nga pas. Çështja u mbyll në Gjykatë me ndërhyrjen e Agaçit ku prokurori në kundërshtim me ligjin nuk bëri rekurs në Gjykatë.”

Berisha foli me shqetësim edhe për agresionin iranian ndaj sistemeve qeveritare dhe TIMS, teksa akuza lëshoi në adresë të qeverisë për tenderat sipas tij korruptiv të mbrojtjes ndaj këtyre sismeve.

“200 mln euro në Shqipëri kanë përfunduar në xhepat e Beqajt dhe baxhanakut dhe jo për të mbrojtur sistemet tona. Në TIMS ndërhyet vetëm po rekrutove një agjent, mos u çudit që këta që kanë marrë 200 mln të kenë bërë çdo marrëzi në sitemet tona. TIMS-i është sistem i mbyllur s’ka lidhje me E-Albania, ky është shtet kashte.”

Kryetari i Partisë Demokratike i bëri thirrje NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara që të ndihmojnë Shqipërinë përmes specialistëve të tyre për të kapërcyer këtë agresion.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Ndjellësit e hienave kundër BFI-së

Një është më se e sigurtë – bashkë me Talat Xhaferin që…

Blinken: Putin do të tentojë të rrëzojë qeverinë në Ukrainë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se është “i bindur” se…

Ambasadorja ukrainase në SHBA e quan Putinin kriminel lufte: Do jetë e vështirë ta drejtosh vendin nga Haga

Ambasadorja e Ukrainës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Oksana Markarova, e…

Osmani për mediat irlandeze: Serbia duhet të përgjigjet për gjenocidin ndaj shqiptarëve

Kosova synon të padisë Serbinë për gjenocid dhe dëshiron që udhëheqësit e…

Abazoviç: Më ofruan 21 mln € për të mos e rrëzuar Gjukanoviçin

Dritan Abazoviç konfirmon se i janë ofruar 21 milionë euro për të…