Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Mina Andreeva, tha se këshilltari David Frost zhvilloi të mërkurën dhe të enjten takime me zyrtarë të lartë të Komisionit Evropian, i cili administron negociatat për Brexit-in në emër të vendeve anëtare të BE-së.

Andreeva tha se “të dyja palët i përsëritën qëndrimet e tyre”.

Ajo tha se “marrëveshja për Brexit nuk është për rihapje”.

Andreeva po ashtu tha se kryeministri britanik, Boris Johnson, dhe presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, “do të kenë rastin” të flasin për Brexit-in në Francë, më 24-26 gusht, në margjina të një samiti të G7-ës, apo grupit të vendeve më të industrializuara.

Këtë javë, Johnson tha se do të bisedojë me udhëheqësit e BE-së për Brexit-in kur ata t’i ndryshojnë qëndrimet për marrëveshjen e divorcit.

Në të kundërtën, Britania do të përgatitet të dalë nga blloku pa marrëveshje, tha zëdhënësja e Johnsonit.

Britania ka arritur marrëveshje me BE-në mbi kushtet e divorcit nëntorin e kaluar, pas dy vjetësh negociata.

Por, ajo është refuzuar tri herë nga Parlamenti britanik, kryesisht për shkak të politikave në kufirin me Irlandën Veriore, çfarë ka çuar edhe në dorëheqjen e kryeministres së deritashme britanike, Theresa May.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…