Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj nesër do ta vizitojë Kosovën, së bashku me një delegacion shoqërues të presidencës.

Policia ka bërë të ditur se gjatë kësaj vizite do të kujdesen për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore), të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta, si dhe në lokacione të caktuara ku parashihen të realizohen aktivitete zyrtare”, thuhet në njoftimin e tyre.

Në njoftimin e tyre bëhet e ditur se do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante.

“Njëkohësisht për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin e trafikut në rrugë alternative në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet tutje në njoftim.

Ndërkaq, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në orën 10:00 do ta presë presidentin Begaj me ceremonitë më të larta shtetërore.

Begaj do të pritet nga kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca në orën 12:15. Presidenti shqiptar do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Rasti “Rashkovski”, Ruskovska: Hetimi mund të zgjerohet!

Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionin me siguri do…

Arrestohet arsimtari i dyshuar për pedofili në Prizren

Policia në Prizren ka arritur që ta arrestojë, ish-arsimtarin nga Prizreni, F.K,…

Në Speciale mbahet seanca e radhës në rastin e Thaçit dhe të tjerëve

Në Gjykatën Speciale do të mbahet konferenca për ecurinë e çështjes në…

Ambasadori italian takon Kurtin, kërkon formimin e shpejtë të Qeverisë së re

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka takuar sot liderin e…

Trupat ruse po rigrupohen për të sulmuar në Donbas

Këshilltari i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Sergey Nikoforov, ka dhënë disa detajet…