Bashkimi Europian njoftoi të hënën se do të zgjasë me një vit sanksionet e vendosura ndaj Bjellorusisë për goditjen e regjimit të Aleksandër Lukashenkos dhe mbështetjen e Minskut për luftën e Rusisë në Ukrainë.

Sanksionet do të zgjaten deri më 28 shkurt 2024, njoftoi të hënën Këshilli Europian, i cili përfaqëson 27 vendet anëtare të BE-së. Më herët të hënën, prokurorët kërkuan një dënim me 19 vite burg për liderin e opozitës bjelloruse në mërgim.

Svetlana Tsykhanovskaya është në gjyq në mungesë në ish-republikën sovjetike që nga janari. Që nga gushti 2020, BE ka vendosur disa grupe sanksionesh ndaj zyrtarëve që i ka konsideruar përgjegjës për shtypjen e opozitës dhe shkeljet e të drejtave të njeriut në Bjellorusi.

Vetë presidenti bjellorus dhe 194 figura të afërta me regjimin janë subjekt i ndalimit të udhëtimit dhe ngrirjes së çdo burimi që ata kishin në juridiksionin europian.

Sanksione janë vendosur edhe për 34 persona juridikë dhe atyre u është ndaluar të gjitha financimet europiane.

Bjellorusia është ende subjekt i sanksioneve ekonomike të synuara europiane, në veçanti kufizimeve në sektorin financiar, tregtinë, të ashtuquajturat mallra me përdorim të dyfishtë, telekomunikacionin, energjinë dhe transportin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Tërmet i fuqishëm në Bosnje e Hercegovinë, ndjehet edhe në vendet tona

Dridhje të tokës janë ndjerë mbrëmjen e sotme në Shqipëri, Kosovë, Maqedonisë…

Kovaçevski në takim me ambasadoren amerikane: Partneriteti ynë strategjik me SHBA-në po forcohet

Kryeministri i RMV-së Dimitar Kovaçevski, ka njoftuar se sot e ka pritur…

RMV, numri i bibliotekave për vite me radhë i njëjtë, anëtarësia brenda tre vitesh ka rënë për gati 50.000

Në Maqedoni vitin e kaluar kishte gjithsej 175 biblioteka me gjithsej 82.928…

Gërvalla: Diaspora shqiptare urë lidhëse ndërmjet Kosovës dhe Zvirës

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur sot…

Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku, ekspozita me fotografitë e ngjarjeve të vitit 1877-1878

Në Prishtinë është hapur një ekspozitë për 144 vjetorin e dëbimit të…