Elon Musk sot ka kompletuar blerjen e rrjetit social gjigant, Twitter.

Musk shpesh ka përmendur se Twitter duhet të jetë vend ku lejohet çdo fjalë, pa marrë parasysh pasojat që mund t’i ketë, qofshin ato edhe gjuhë e urrejtjes apo e llojit tjetër.

Megjithatë, Komisioneri për tregun e brendshëm të Bashkimit Evropian, Thierry Breton, e paralajmëroi që tani njeriun më të pasur në botë, se Twitter duhet t’i përmbahet rregullave të familjes së madhe evropiane.

Duke iu referuar cicërimës së Musk, i cili tha se “zogu është liruar”, Breton shkroi: “Në Evropë, zogu do të fluturojë sipas rregullave tona në BE”.

Ai përdori hashtagun DSA – një referencë për Aktin e Shërbimeve Digjitale, një nga dy paketat e reja të legjislacionit të BE-së të krijuara për të shtrënguar rregullimin e mediave sociale.

BE njihet për politikën e saj të ashpër ndaj kompanive gjigante teknologjike, ku shpesh ka ndodhur që kompanitë si Apple dhe Meta të jenë gjobitur me qindra miliona euro për shkeljet eventuale të rregulloreve.

Pronari i META-s, Mark Zuckerberg, më herët këtë vit u ankua se blloku i BE-së po shkakton humbje të mëdha për kompaninë, pasi nuk lejon transferimin e të dhënave të përdoruesve për në SHBA, çka i pamundëson kompanive në Shtetet e Bashkuara që të targetojnë përdoruesit evropianë për shfaqjen e reklamave.

BE po ashtu së fundmi ka hartuar ligjin që detyron kompanitë e telefonave që prej vjeshtës së vitit 2024 të kenë portin karikues USB-C, duke goditur rëndë kompaninë Apple, e cila përdorë portin e veçantë, Lightning.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Protestuesit rrëzojnë një tjetër statujë në Washington

Protestuesit, që po kërkojnë drejtësi racore në Shtetet e Bashkuara, kanë rrëzuarnjë…

Blinken dënon sulmin e Rusisë pranë kufirit të Ukrainës me Poloninë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dënoi sulmin e Rusisë pranë kufirit…

Fyerje ndaj Shqipërisë dhe simboleve kombëtare, dënohet me 8.6 vite burg Mondi Kolila! Tubimi u filmua edhe nga ekstremisti grek i vrarë, Kacifa

Gjykata e Gjirokastrës ka dënuar me 8 vjet e 6 muaj burg…

Ja kur do të fillon fushata e zgjedhjeve presidenciale

Kandidatët për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të konfirmohen…

Pse u takuan me mëngjes Vuçiq dhe shefi i UNMIK-ut?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takua mëngjesin e sotëm me shefin…