Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian (BE), Charles Michel, tha se ata do të mbyllin boshllëqet ligjore në sanksionet dhe do të kufizojnë tregtinë e diamanteve me Rusinë, transmeton Anadolu.

Michel foli për mediat përpara Samitit të Liderëve të G7-tës në Hiroshima, Japoni.

“Ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje të fortë ushtarake, politike, humanitare dhe financiare për Ukrainën”, tha Michel.

Ai theksoi se BE-ja dhe vendet e saj anëtare kanë dhënë mbi 70 miliardë euro ndihmë për Ukrainën deri më tani, raporton aa.

Duke theksuar se BE-ja ka ndërmarrë hapa gjithëpërfshirëse me paketa sanksionesh për të parandaluar Rusinë, Michel tha se, “Tani jemi të fokusuar në mbylljen e boshllëqeve ligjore në sanksione”.

Teksa shpjegonte se vazhdojnë të pengojnë qasjen e Rusisë në materialet kritike, Michel theksoi se do të marrin masa të reja.

“Ne do të kufizojmë tregtinë e diamanteve ruse”, tha ai, duke shtuar se në samitin e G7-tës ata do ta bëjnë të qartë pse sanksionet kundër Rusisë janë të nevojshme dhe të justifikuara.

Duke theksuar se në takim do të diskutohen edhe marrëdhëniet me Kinën, Michel tha se, “Një marrëdhënie e qëndrueshme dhe konstruktive me Kinën është në interesin tonë të përbashkët”.

Michel tha se BE-ja është e vendosur të ruajë vlerat dhe interesat e saj, duke shtuar se, “Ne nuk duam të ndahemi, por duam të reduktojmë varësitë tona të tepruara dhe të zvogëlojmë rrezikun”.

Michel shtoi se ata gjithashtu duhet të trajtojnë praktikat e padrejta të Kinës dhe të ri-balancojnë marrëdhëniet tregtare.

Liderët e SHBA-së, Francës, Britanisë, Gjermanisë, Kanadasë dhe Italisë po marrin pjesë në samitin e organizuar nga kryeministri japonez, Fumio Kishida.

Përveç vendeve të G7-tës, në samit janë të ftuar edhe BE-ja, Indonezia, India, Koreja e Jugut, Australia dhe Vietnami.

n’ark.studio

Praktikant/e

 Arkitekturë dhe Dizajn Prishtinë Pozita te lira: 1 3 ditë të mbeturaOPENTELShitëse Telekomunikacion Prizren Pozita te lira: 1 28 ditë të mbeturaGrupi për Studime Juridike dhe PolitikeHulumtues/e Politikash Tjera Prishtinë Pozita te lira: 1 29 ditë të mbeturaKorporata RUGOVEPozita të lira pune Shitje Kosovë Pozita te lira: 14 20 ditë të mbeturaUNIKOS sh.p.k PejeShitës/e Shitje Pejë Pozita te lira: 4 29 ditë të mbetura

Më të lexuarat

Ky vend ka qenë i banuar për 12 mijë vjet – por, turistët e huaj e kanë vizituar vetëm në katër vjetët e funditTifozi i West Ham mbrojti tifozët dhe familjarët e lojtarëve të klubit londinez kur u sulmuan nga një ushtri huliganësh holandezëGropa të mbushura me “wagnerë” të vrarë – Ukraina shfaq tmerrin nga zonat e luftësPas aludimeve të shumta, Jori Delli thotë me shaka se është në një lidhje me Noizyn dhe se do të martohenYlli i Real Madridit është i zhgënjyer me vendimin e Ancelottit, as lojtarët e tjerë nuk e kuptuan arsyen pse ai mbeti në bankë“Vuçiq, dorëhiqu” – mijëra persona në protestën e tretë kundër dhunës në Beograd

Redaksia

Shkarkoje aplikacionin e Telegrafit

IOS APP

 +383 48 222 355

Ky portal mirëmbahet nga kom

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2006-2022 Portali Telegrafix

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Korrupsioni vë në rrezik anëtarësimin e vendeve të Ballkanit në BE

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian do të takohen gjatë javëve të ardhshme për…

“Nuk do të ketë botë serbe”, Mali i Zi në protestë kundër “Ballkanit të Hapur”

Qytetarët e Malit të Zi kanë nisur protestat duke kërkuar mbajtjen e…

OBSH: Mbi 95 për qind e personave të vdekur në Evropë kanë qenë mbi 60 vjeç

Më shumë se 95 për qind e të vdekurve nga pasojat e…

Sllovakia dëbon tre diplomatë rusë

Sllovakia ka dëbuar tre punonjës të ambasadës ruse, njoftoi kryeministri i Sllovakisë,…

Aeroplani me 22 persona në bord zhduket në malet e Nepalit

Një aeroplan me 22 persona në bord është zhdukur në malet e…