Bashkimi Evropian ka zgjatur sanksionet ekonomike kundër Rusisë deri më 31 korrik.
Këtë e konfirmoi Këshilli i BE-së teksa që nga fillimi i luftës me Ukrainën, BE-ja ka dhënë një sërë sanksionesh kundër Rusisë, shkruan Skynews.
Këto sanksione ekonomik përbëjnë një gamë e gjerë ndalimesh duke përfshirë kufizime në tregti, financa, teknologji dhe mallra me përdorim të dyfishtë, industri, transport dhe mallra luksi.