Bashkimi Evropian u dakordua paraprakisht të enjten, për vendosjen e një kufiri të çmimit prej 60 dollarësh për fuçi për naftën detare ruse – një ide e vendeve të G7-ës.

Kjo marrëveshje ende nuk është miratuar nga të gjitha vendet e Bashkimit Evropian.

Poloni kishte insistuar për të shënuar një çmim sa më të ulët për një fuçi të tillë që të ruse, raporton Retures.

Vendet e BE-së kanë diskutuar për ditë të tëra mbi detajet e kufirit të çmimit, i cili synon të ulë të ardhurat e Rusisë nga shitja e naftës, ndërsa parandalon një rritje të çmimeve globale të naftës pasi një embargo e BE-së ndaj naftës së papërpunuar ruse hyn në fuqi më 5 dhjetor.

Kjo do t’i lejojë vendet të vazhdojnë importimin e naftës së papërpunuar ruse duke përdorur sigurimet Perëndimore dhe shërbimet detare për sa kohë që nuk paguajnë më shumë për fuçi se kufiri i rënë dakord.

Propozimi fillestar i G7-ës javën e kaluar ishte për një kufi çmimi prej 65-70 dollarë për fuçi pa asnjë mekanizëm rregullimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

BE: Nuk ka vend për ta mohuar apo nënvlerësuar Masakrën e Reçakut

Zëdhënësi i përfaqësuesit të lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të…

Sezoni turistik, Rama: Abuzuesit të lirojnë hapësirat që nuk iu takojnë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se personat që kanë zënë hapësira…

NATO refuzon propozimin e Rusisë

NATO nuk dëshiron të nisë garën e re në armatim pas skadimit…

BE konfirmon: Liberalizimi i vizave në rend dite më 13 tetor

Presidenca çeke e Bashkimit Evropian e ka vendosur edhe zyrtarisht në rend…

Bërnabiq i reagon Borrellit pas kërkesës për heqjen e tyre

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq ka reaguar ndaj deklaratës së kryediplomatit evropian Josep…