Efikasiteti energjetik dhe lufta kundër ndryshimit të klimës, janë dy objektivat e paketës së re të buxhetit të BE-së prej 32 milionë eurosh për Ballkanin Perëndimor, njoftoi Komisioneri i Zgjerimit të BE-së, Johannes Hahn, gjatë takimit ministror për energjinë mes gjashtë shteteve të  Ballkanit, që po zhvillohet në Podgoricë.

Ky financim u shtohet 50 milionëve euro të tjera të akorduara më parë nga BE-ja për të forcuar politikat energjetike të rajonit.

”Paratë janë të destinuara për tranzicion e gjelbër, në mënyrë që rajoni të renditet sa më shpejt që të jetë e mundur me standardet mjedisore të BE-së dhe Marrëveshjes së Parisit”, shpjegoi Hahn, shkruan alsatm, përcjell albinfo.ch.

“Ballkani Perëndimor është një potencial i madh i energjisë që llogaritet në 2,5 miliardë euro në vit”, theksoi komisioneri, duke inkurajuar ministrat e gjashtë vendeve që të kapërcejnë ”pengesat politike dhe çështjet dypalëshe”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Milloshoski: MPB-ja ka lëshuar pasaporta të falsifikuara edhe ndaj pjesëtarëve të ISIS-it

Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE-ja, sot ka dalë me akuza të reja për…

Haxhiu takohet me shoqatën e ish të burgosurve politik 143+2 të Gjakovës, flasin për bashkëpunim

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim përfaqësues nga…

Shteti i parë evropian që heq të gjitha kufizimet kundër COVID-19

Danimarka u bë shteti i parë i Bashkimit Evropian që më 1…

Tsipras në Shkup: Kemi humbur shumë kohë, duhet ta kompensojmë

Kryeministrisë i Greqisë, Aleksis Tsipras po zhvillon një konferencë të përbashkët me…

E konfirmon kryetari i Kievit, Klitschko: Në qytetin tonë nuk ka trupa ruse – po vazhdojmë të mbrohemi

Kryetari i kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, ka njoftuar se nuk ka trupa…