Ministrat evropianë të financave kanë miratuar zyrtarisht një paketë të katërt sanksionesh që synojnë më shumë se 600 shtetas rusë, në atë që ministri francez i financave Bruno Le Maire e quajti një “vendim historik”.

Është “paketa më e shpejtë, më e fortë e sanksioneve e miratuar ndonjëherë nga Bashkimi Evropian në historinë e tij”, kanë thënë ministrat.

Emrat e individëve dhe subjekteve ruse të përfshirë në raundin e ri të sanksioneve nuk janë bërë të ditur.

“Do të keni një ndalim të ri për disa eksporte si mallra luksi”, tha Le Maire.

Sanksionet u zgjeruan për të përfshirë, “oligarkët kryesorë, lobistët dhe propaganduesit që shtyjnë narrativën e Kremlinit për situatën në Ukrainë, si dhe kompanitë kryesore në sektorët e aviacionit, ushtrisë, ndërtimit të anijeve dhe makineritë”, tha Këshilli Evropian në një deklaratë.

Kur u pyet nëse do të kishte sanksione të mëtejshme, Le Maire tha: “Unë mund t’ju konfirmoj atë që (presidenti francez) Emmanuel Macron tha javën e kaluar, se të gjitha opsionet mbeten në tryezë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Prishtina demanton Moskën: Nuk ka luftëtarë kosovarë në Ukrainë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e  Kosovës ka hedhur poshtë…

Pardew: E këshillova Thaçin që shkëmbimi i territoreve është një hile që s’të çon askund, ai e injoroi këtë

Ish-diplomati amerikan, James Pardew në shkrimin me titull: “Ndërkohë që Covid ka…

Ja dy kriminelët serbë që masakruan një familje shqiptare

Në rrjetet sociale po qarkullon një fotografi e dy kriminelëve serbë, të…

Europol shkatërron bandën

Arrestohen 70 persona, lirohen nga tutela 206 të mitur Agjencia e Bashkimit…