Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë e ka dënuar fuqishëm sulmin e dhunshëm ndaj patrullës së Policisë kufitare të Kosovës në komunën e Zubin Potokut mëngjesin e sotëm.

Përmes një reagimi në Twitter, nga kjo zyrë kanë thënë se Policia e Kosovës është ofruesi kryesor i sigurisë dhe çdo përdorim i forcës kundër policëve të saj është i papranueshëm.

“U bëjmë thirrje të gjithëve të shmangin spekulimet e panevojshme që mund të shtojnë tensione të mëtejshme, duke theksuar se hetimi i rastit do të kryhet nga organet përkatëse ligjzbatuese”, thuhet në reagimin e tyre.

Katër sulme ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës kanë ndodhur në tri ditët e fundit në pjesën veriore të vendit, ku janë përdorur armë e mjete të ndryshme.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, njoftoi përmes në konference për media se në sulmin e parë kanë hasur në rrugë iriqë metalikë që shërbejnë për dëmtimin e gomave të automjeteve, në atë të dytin zyrtarët janë sulmuar me gurë, në sulmin e tretë kanë dëgjuar katër-pesë breshëri, diku rreth 30 fishekë, ndërsa në të katërtin janë përdorur granata dore dhe AK 47.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Franca, Turqia dhe Greqia do të evakuojnë civilët e mbetur në Mariupol

Zyrtarë nga Turqia, Franca dhe Greqia kanë njoftuar se do të organizojnë…

LVV: Ishin mbi pesëmijë pjesëmarrës në test-protestën e sotme

Lëvizja Vetëvendosje ka folur për protestën “test” të mbajtur sot në kryeqytet,…

Ministria siguron, certifikatat për vaksina nuk janë tërhequr nga përdorimi

Ministria e Shëndetësisë kumtoi se gjatë ditës së djeshme, qytetarët të cilët…

Gjermani: Miliona mashtrime dhe vjedhje nga ndihmat e shtetit për Coronën

Faqe të rreme interneti, kompani fantazëm dhe truke të tjera. Në Gjermani…

Joveski: Prokurorja ka keqpërdorur detyrën zyrtare

“Duke pas parasysh se Prokurori Publik ka sjell vendim për zgjerimin e…