Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari i dha një mundësi të artë BDI-së dhe Ali Ahmetit të rrisë numrin e deputetëve, e madje edhe të kërkon kryeministrin shqiptar, kuptohet nëse e ka seriozisht. Ai tha se deputetët e koalicionit opozitar do t’i dhurohen BDI-së, vetëm nëse dëshmohet se procesi zgjedhor në fshatin e lindjes së Ahmetit, Zajas, ka qenë i rregullt.
“Ftojmë KSHZ-në, BDI-në, cilëndo parti, secilën organizatë ndërkombëtare, secilën palë të interesuar apo të obliguar për të pasur Drejtësi, të zgjedhë një vendvotim, cilëndo qoftë, në Zajas! Më pas le të krahasohet numri i atyre që kanë votuar me numrin e personave që jetojnë atje, apo kanë bërë hyrje dalje në kufi!
Nëse shifrat përkojnë ne jemi gati të pranojmë rezultatet aktuale zgjedhore që sot, dhe të dhurojmë të gjithë mandatet tona, por nëse këto shifra nuk do të përputhen atëherë ne presim që të zbatohet Ligji!
Ne meritojmë Zgjedhje/Jo Vjedhje!”, ka thënë Taravari, duke u shprehur i bindur se në këto zgjedhje ka ndodhur vjedhje e vullnetit të votuesit shqiptar.
Nga BDI ende nuk ka përgjigje ndaj kësaj pyetje, që krijon përshtypje se Ali Ahmeti refuzon të ketë plus 12 deputetë (15+12=27), refuzon kryeministrin shqiptar, vetëm e vetëm të mos hetohen zgjedhjet në Zajas, vlerësojnë analistët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Konferencë përfundimtare e projektit “Gratë kanë të drejta!”

Me rastin e përfundimit të projektit “Gratë kanë të drejta!”, Komiteti i…

Derkoski: Zgjedhjet do të kushtojnë mbi tetë milionë euro

Kryetari i Komisioni Shtetëror Zgjedhor, Oliver Derkoski në intervistë për Radio Evropa…

Tateshi: Urgjentisht maskat të shpërndahen falas

Mjeku i njohur Bekim Tateshi nga Aleanca për Shqiptarë ka apeluar në…

Ushtria armene hap zjarr ndaj pozicioneve azerbajxhanase

Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit njoftoi të enjten se njësitë e ushtrisë…

Shkupi u godit nga një stuhi e fuqishme, erërat e forta shkaktuan dëme (FOTO)

Mbrëmjen e së mërkurës, një stuhi e fuqishme ka goditur Shkupin. Erërat…