Kryetari i partisë Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela para Kuvendit tha se BDI nuk ka aspak legjitimitet sepse se e ka të blerë dhe të vjedhur, të shantazhuar dhe të frikësuar.

“Edhe këtë shantazh të cilën e bëri ditën e zgjedhjeve vazhdoj me të njëjtën logjik dhe shantazhoi veten me kryeministrin shqiptar.  Ajo që i cilëson ata post komunist në logjik dhe në bindje, natyrisht që nuk mund të bënte përjashtim nga forma në momentin që do të negocionin. E thonë edhe vet në paraqitjet e tyre, forma pa përmbajtje quhet simbolikë. Dhe fatkeqësisht BDI çdoherë mundohet të paraqesë formë dhe aspak përmbajtje. Kjo është simbolika e tyre.”, deklaroi Ziadin Sela.

Ai tha se ata do të jenë në vazhdimësi së bashku me dhjetë deputetë për të mbrojtur interesin e qytetarëve.

“Për të ju thënë shqiptarëve që mundet edhe përtej mundësive. Për të ju thënë oponentëve tanë që tani nuk do të kenë përballë vetëm parti politike të cilët dhunës së tyre do tu përgjigjen me metoda demokratike. Nëse është e nevojshme ne si koalicion bashkë me popullin do të organizojmë rezistencë për ta mbrojtur lirinë, për ta mbrojtur votën, për ta mbrojtur verdiktin e gjithë qytetarëve në Maqedoninë e Veriut. Rrugë tjetër nuk ka përveç se rezistencë për të mbrojtur vlerat dhe për të pastruar nga skena politik antivlerat”, tha Sela.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…